×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat e Vuçiqit shpërthejnë në propagandë: Kurti çoi 200-300 policë, nisi okupimi i Veriut

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Pas vendimit të Policisë së Kosovës për ta rritur prezencën në veri, mediat serbe, të afërta me presidentin Aleksandar Vuçiq kanë raportuar me pompozitet.

    “Okupimi i veriut ka filluar: Kurti ka dërguar 200 deri në 300 forca speciale të armatosura kokë e këmbë”, ka shkruar gazeta serbe Novosti.

    Sipas gazetës, kjo është përpjekja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Alibn Kurti për ta pushtuar veriun.

    Edhe gazeta tjetër B92, ka raportuar me qasjen e njëjtë, duke u thirrur në burimet e veta.

    “B92 mëson: okupimi i veriut ka nisur, Kurti ka dërguar forca speciale”, është titulli i saj.

    Policia e Kosovës ka njoftuar sonte se ka vendosur që ta rris prezencën e saj në veri të vendit, siç thuhet, për arritjen e objektivave të saj.

    Në një komunikatë dërguar mediave, Policia e Kosovës ka deklaruar ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të saj.

    “Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend”, thuhet në këtë njoftim.

    “Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, është thënë në njoftim. /GazetaExpress

     

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë cerifikuar snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së. FSK ka bërë...
    Lajme03 Maj 2024
    Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi,...
    Lajme03 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48-orë të dyshuarin për dhunimin e një vajze. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri. Partisë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.