×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Temat e brendshme të mos diskutohen me Serbinë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim, tha se dialogu me Serbinë është stërzgjatur, duke shtuar se qasja e Kosovës në përgjithësi ndaj dialogut ka qenë jo e duhur.

    Për Klinakun, Kosova s’ka pasur qasje të duhur në dialogun me Serbinë, pasi siç tha është kuptuar si një detyrim ndërkombëtar.

    “Fillimisht dialogu është kuptuar si detyrim ndërkombëtar, si një gjë të pashmangshme që kërkohet nga ndërkombëtarët, por jo si një mundësi për zgjidhjen e problemeve që vërtetë kanë mbetur pas shpalljes së pavarësisë”, tha Klinaku në Klan Kosova.

    Klinaku shtoi se të gjitha temat që Kosova i ka lejuar të shtrohen në bisedime dhe që kanë qenë tema të brendshme të vendit, vendin e kanë vënë në pozicion të keq.

    “Për shembull targat, targat janë çështje e thjeshtë e brendshme e Kosovës dhe nuk guxojnë të diskutohen në asnjë variant me Serbinë, është çështje e pazgjidhur e Kosovës dhe në qoftë se ata mund edhe ta shtyjmë, në asnjë mënyrë nuk guxojmë ta diskutojmë me Serbinë”, u shpreh ai, njofton Klankosova.tv.

    Klinaku tha se nëse këto tema vazhdojnë të shtrohen në dialog, Kosova ose ose do të përfundojë duke bërë kompromise me Serbinë, ose duke u përplasur me ndërkombëtarët./Front Online

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.