×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane i rrezikshëm për Kosovën

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me qytetarë të Vitisë ka folur për dialogun, krizën ekonomike dhe energjetike, me të cilat po përballen qytetarët.

    “Në Viti bashkëbisedova me qytetarët për dy situata të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për tema lokale që lidhen me komunën e tyre. Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, bëra të qartë rolin madhor që e kanë aleatët tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj, përmes një postimi në Facbook.

    Ai ka thënë se i ka paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat dhe rreziqet që mund të dalin gjatë rrugës, për ekonominë si dhe çfarë duhet të bëjmë ne si shtet në përballjen me Serbinë.

    “Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim, i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës”.

    “Tema e dytë ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resurset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë. Përball Serbisë ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja, e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare, të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik, ka shkruar Haradinaj./Front Online

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë për media. Ai aty do e prezantoj aderimin më të ri brenda kësaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese...
    Lajme04 Maj 2024
    Ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Lajme03 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në vendet e Ballkanit nga migrimi dhe rënia e natalitetit, nga njëra...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u...
    Lajme03 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.