×
  • Lajme
  • Lajme

    1 vit qeverisje/ Opozita: Përparim Rama dështoi

    Aulona Konjuhi
    08 Dhjetor 2022

    Të merkurën i bëri 1 vit kur zyrtarisht e mori detyrën.

    Arkitekti erdhi në krye të Prishtinës me premtime për ta transformuar kryeqytetin.

    E tash kur mbushi 1 vit në detyrë, Përparim Rama po kritikohet për mospunë.

     

    Asamblisti i VV-së: Përparim Rama dështoi në një vit qeverisje

    Vetëvendosja është partia më e zhurmshme, me kritika për kryetarin Rama.

    Asamblisti i kësaj partie, Rashit Gashi e ka quajtur dështim total këtë periudhë qeverisëse 1 vjeçare.

    Gashi tha për Front Online se asnjë premtim nuk është realizuar, veçse janë shtuar punësimet e militantëve.

    “Premtimet që i ka premtuar për një vit të qeverisjes nuk janë realizuar. Qentë endacak veç janë shtuar më shumë, gropat nuk janë sanuar, punësimet e militantëve dhe bashkë partiakëve në ndërmarrje publike janë shtuar. Premtimet që ka bërë që do t’i shkëputë ndërmarrjet publike nuk e ka realizuar. Puna e tij një vjeçare është dështim total”, u shpreh Gashi.

     

    Asamblisti i AKR-së: Nuk ka rezultate konkrete në qeverisjen 1 vjeçare të Përparim Ramës

     

    Me vërejtje për punën e kreut të kryeqytetit është edhe partia tjetër AKR.

    Asamblisti nga radhët e AKR-së, Sami Boroci ka thënë se në raport me pritshmëri, nuk ka asnjë rezultat.

    Boroci ka numëruar për Front Online problemet që kryeqyteti vazhdon t’i ketë edhe me qeverisjen e Ramës.

     “Por, deri më tani, nuk mund të themi se ka rezultate konkrete në raport me pritshmëri. Prishtina vazhdon të ketë probleme si: Qenët endacak, mbeturinat në qytet, Plani Zhvillimor Komunal dhe Harta Zonale ende i mungon kryeqytetit, Problemi me trafik është evident edhe për kundër eksperimenteve, Këto janë disa nga pikat me të cilat duhet të ballafaqohet qeverisja në mënyrë urgjente”, tha Boroci.

    Asamblisti i AKR-së, tha se mbetet të shihet gjatë këtij viti se a do të realizohen zotimet e Përparim Ramës.

    “Viti i parë për secilin kryetar mund të jetë pak më sfidues sepse thuajse është i obliguar të punoj me buxhetin e miratuar nga qeverisja e kaluar. Rama ka fituar mandatin e tij me zotimet për investimet kapitale, ndërsa nga ky vit mbetet të shihet nëse këto zotime do të fillojnë të realizohen apo jo dhe atëherë mund të bëjmë një vlerësim më real për performancën e qeverisjes ekzistuese”, theksoi Boroci.

    Retkoceri i PDK-së: Po bashkëqeverisim mirë me LDK-në në Prishtinë 

     

    Nga PDK-ja e vlerësojnë pozitivisht periudhën e bashkëqeverisjes me kryetarin e Prishtinës.

    “Ne si bashkëqeverisje mirë ka ecur puna”.

    Kështu ka deklaruar për Front Online, asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri.

    Sipas Retkocerit, një vit nuk mjafton për realizimin e premtimeve.

     “Ne kemi hyrë më ide dhe disa projekte të mira që i kemi pasur rrugës së fushatës dhe për një vit nuk mund të tregohen saktë sa premtime janë realizuar, shumica e projekteve në këtë vit janë të projekteve të kaluara që janë planifikuar me buxhet. Ka përpjekje të vazhdueshme për me mbërri tek punët e mira ndaj qytetarëve të Prishtinës dhe ka përkushtim dhe punët mbeten të vlerësohen prej qytetarëve”, theksoi Retkoceri.

     

    Bejta: Kritikat e opozitës, motiv për t’i realizuar premtimet për kryeqytetin

    Krejt këto kritika të opozitës, asamblistja e LDK-së, Fiknete Bejta po i vlerëson si motiv për t’i vazhduar premtimet.

    Bejta tha për Front Online se kryetari Rama është duke bërë punë të madhe në Prishtinë.

     “Kritikat në baza normale janë të mira sepse shtohet motivi dhe puna për të vazhduar. Ky vit ka qenë me buxhetin që e ka miratuar Shpend Ahmeti vitin e kaluar dhe shumë pak ka ndikuar në disa projekte minimale. Është duke u bërë një punë e madhe nga Përparim Rama dhe disa prej premtimeve që ka premtuar është duke i realizuar si: aspektin e transparencës, barazisë gjinore, respektimin e konkurseve publike, reformën në arsim, shëndetësi, infrastrukturë”, u shpreh Bejta.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dje ka publikuar raportin e punës, bazuar në premtimet e tij për mandatin 4 vjeçar.

    Ai ka thënë se i ka realizuar 24 premtime, 33 nuk kanë filluar, 24 premtime janë të gjysmë përmbushura, 110 kanë filluar dhe 3 premtime pjesërisht të përmbushura./FrontOnline

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.