×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Rahovecit rrënon dy objekte që po ndërtoheshin pa leje

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Drejtoria për Punë Inspektuese e Komunës së Rahovecit ka rrënuar sot dy objekte që po ndërtoheshin pa leje të Drejtorisë së Urbanizmit.

    Komuna e Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos nisin ndërtime pa u pajisur me leje adekuate.

    Ndryshe, thuhet në njoftim, komuna do të detyrohet të rrënojë ato objekte, siç ka bërë sot.

    “Drejtoria për Punë Inspektuese pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, sot, ka bërë rrënimin e dy objekteve të cilat kishin filluar të ndërtohen pa leje të organit kompetent komunal, saktësisht Drejtorisë së Urbanizmit. Drejtoria për Punë Inspektuese me këtë rast iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit që të përmbahen dhe të mos fillojnë asnjë lloj pune në fushën e ndërtimit pa u pajisur paraprakisht me leje të ndërtimit, në të kundërtën, ndryshe nga vullneti dhe qasja aktuale e qeverisjes së Komunës, jemi të detyruar të ndërmarrim masa të ngjashme rrënimi, të rënda e të kushtueshme për të gjithë”, thuhet në fund./Front Online

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.