×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Do ta votojë Trustin

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Projektligji për Trustin sot ka marrë dritën “jeshile” në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

    Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani, shkruan Front Online.

    Deputetët që votuan kundër këtij Projektligji ishin: Armend Muja, Enver Haliti, nga Vetëvendosje dhe Jeta Statovci, nga Lista Guxo.

    I, njëjti tashmë do të dërgohet për votim në Kuvend

    Derisa, nga pushteti janë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, njëri prej deputëtve të pozitës thotë se në ditën që Trusti do të hidhet për votim në Kuvend, vota e tij do të jetë pro.

    Bëhet fjalë, për deputetin Fatmir Humolli.

    Humolli, për Front Online ka deklaruar se derisa Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për këtë atëherë qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar.

    “Në ditën që vjen Trusti në Kuvend unë do ta votoj. Pra, vota ime do të jetë pro. Deri tash nuk kanë ofruar kurrfarë zgjidhje, dhe unë kam kërkuar që Trusti të kthehet në investim”, ka thënë Humolli, për Front Online.

    Sipas tij, sikur Qeveria të mendonte që 2 miliardë euro të Trustit t’i investonte në vend do të krijoheshin 80 mijë vende të reja të punës.

    “2 miliardë euro të Trustit që janë jashtë nëse investohen në Kosovë ishin krijuar 80 mijë vende të punës dhe 80 mijë vende të punës sikur t’iu kishin ofruar qytetarëve tonë në jam shumë i bindur që të gjithë kishin hjek dorë që me i tërheq mjetet e Trustit. Qeveria aktuale nuk e ka ndërmend, dhe e ka ndërmend që këto pare me i lënë jashtë dhe përderisa e ka ndërmend me i lënë jashtë për mua është me rëndësi prapë që qytetarët tonë me i marrë dhe me i shfrytëzua edhe pse është varianti më i gabuar por më mirë qytetarët tonë sesa kompanitë ndërkombëtare”, është shprehur Humolli.

    Me vota 44 për, 57 kundër dhe një abstenim më 23 qershor të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i./Front Online

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.