×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron dhe Scholz pas samitit: Sinjal shprese për rajonin, Europa më e fortë me Ballkanin

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Një hap i rëndësishëm përpara dhe një sinjal shprese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu e ka cilësuar samitin e mbajtur të martën në Tiranë, kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, teksa largohet nga kryeqyteti shqiptar lideri gjerman përsërit mesazhin se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes europiane.

    ”Gati 20 vite më parë, BE-ja i tregoi Ballkanit Perëndimor Perspektivën e anëtarësimit. Por në atë kohë, nuk avancuam aq sa do të do të kishim dashur. Prandaj është e rëndësishme që procesi i zgjerimit fiton tani impuls të ri”, deklaroi ai.

    Në mesazhin e tij, që pason një sërë postimesh me pamje të Tiranës nga lart e po ashtu të punimeve të samitit, numri një i Berlinit shton se kanë pritshmëri të qarta nga vendet e Ballkanit perëndimor.

    “Për shembull, presim që vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin t’i bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, thotë Scholz.

    “Kur Rusia zgjedh luftën, Ballkani Perëndimor mbetet i vendosur për t’iu bashkuar familjes Europiane dhe asaj që nënkupton kjo në termat e demokracisë dhe respektit për ligjin ndërkombëtar. Kjo do ta bëjë Europën më të fuqishme. Ne do ta shoqërojmë në këtë rrugë”, ishin fjalët e tij.

    Për Macron kjo ishte vizita e parë në Shqipëria që prej ardhjes në krye të Elizesë. Ndërsa mundësia e një zgjerimi të afërt të BE-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohet ende e largët, Macron dhe Scholz, liderët e 2 vendeve më të fuqishme të bllokut folën me tone më pozitive e shpresëdhënëse lidhur me procesin, duke sinjalizuar një përkushtim të shtuar të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. /A2/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evropian, bëri të ditur një nga takimet që kryeministri Kurti dhe...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë po zhvillojnë sot një tjetër protestë përpara Bashkisë së...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka marr pjesë në takimin e Rajonit të Evropës të OBD, i kryesuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Istogun, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik. Abdixhiku është takuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë...
    Lajme30 Prill 2024
    Enver Hasani, ish -kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë për Front Online se nuk ka asnjë mundësi që edhe pas antarësimit...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.