×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet me gurë Policia në Klinë, lëndohen disa zyrtarë policorë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2022

    Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarët qoftë në trafik apo kur intervenojnë në raste që denoncohen.

    Shpeshherë pakënaqësitë e tyre eskalojnë edhe në sulm, siç ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shtaricë të Klinës.

    Në këtë fshat Policia kishte shkuar mëngjesin e sotëm pasi ishte raportuar një rast i ngacmimit.

    Por aty u ballafaquan me një person i cili dyshohet t’i ketë sulmuar.

    Sinjali mëson se i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunojë me Policinë, me të cilët pati një sjellje agresive dhe eskaloi deri në atë pikë sa filloi t’i gjuajë me gurë.

    Për pasojë zyrtarët policorë pësuan lëndime trupore, për çka u desh të kërkonin ndihmë mjekësore.

    Posa panë rrezikun që po u kanosej nga i dyshuari, policët morën masa parandaluese duke përodur sprej, pasi hasën në rezistencë e më pas e arrestuan të njëjtin dhe e shoqëruan në stacion policor.

    Burimet thonë se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, sot...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës,  në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i është kundërpërgjigjur deklaratës së Listës Serbe për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski theksoi se policët i pret një fazë e re. Ai sot ishte në Qendrën për...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka filluar me zgjerimin e rrjetit, këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit. Vetura ushtarake siç shihet nga fotot...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Lajme27 Prill 2024
    Partia Demokratike e Kosovës sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit thekson se çdo numër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.