×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2022
    • 09:15Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar i Kuvendit të Kosovës takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi i Kosovës, C301)

    • 10:00Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” do të lansojë Kurrikulën për Programet e Trajtimit të Dhunës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

    • 10:00Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton Projektligjim për Zyrtarët Publikë dhe stë për Pagat në Sektorin Publik. (Kuvendi i Kosovës, N506) 

    • 10:00Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

    • 10:00Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizon tryezën me temën “Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me parimet e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

    • 10:30Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Kuvendi i Kosovës, C301)

    • 10:30Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën me temën “Zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit bazuar në Listën e Kontrollit të Këshillit Evropian: Gjendje stagnimi”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

    • 11:00Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” mbahet programi për fëmijë, ku do të shfaqen filma të animuar dhe do të ketë disa performanca nuzikore. (Kino “Armata”, Prishtinë)

    • 13:00Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan, dhe kryeshefin Ekzekutiv të KESCO-s, Serhat Mesut Dinc. (Kuvendi i Kosovës, N204)

    • 13:00Shoqëria “Lëvizja”, bashkë me Shoqatat e dala nga Lufta dhe me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, organizojnë akademi mirënjohjeje dhe nderimi për gjeneral Shaban Shalën. (Instituti Albanologjik)

    • 13:00Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizon konferencë për media lidhur me organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë)

    • 14:15Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

    • 17:00Organizata jo-qeveritare “You Can Do” organizon ngjarjen “Darka e Errët”, ku zyrtarë lokalë dhe ndërkombëtarë, profesorë e aktivistë do të darkojnë në errësirë totale dhe të diskutojnë rreth pozitës së personave me aftësi të kufizuar në shoqëri dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për këtë komunitet. (Restorant “LUXOR” në magjistralen Prishtinë – Obiliq)

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.