×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujdia për targat/Presidenti gjerman: Të adresohen edhe konflikte tjera, Kosovë – Serbi

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier e ka komentuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale të veturave.

    Steinmeier meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje ia ka atribuuar vullnetit të dy shteteve për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se nëpërmjet BE-së duhet të adresohen edhe konflikte më të mëdha që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

    A i ka thënë se po të mos ishte dëshira për BE-në, Evropa s’do të kishte fuqi që të negocionte konflikte të tilla ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë presidenti gjerman për DW.

    Steinmeier ka thënë se edhe konflikte më të mëdha që ekzistojnë mes dy shteteve, duhet të adresohen dhe të zgjidhen në mënyra paqësore.

    “Por duke qenë se dëshira për të ardhur në Evropë, për t’u bërë dikur anëtarë të Bashkimit Evropian, është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa e ka këtë fuqi negociuese, këtë mundësi negociuese dhe arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen, dhe në këtë kuptim, të zgjidhen në mënyrë paqësore”, ka deklaruar ai.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor të Malit të Zi. Në...
    Të tjera
    Front TV16 Maj 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se takimi “në kafe” i kryeministrit Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të...
    Front TV16 Maj 2024
    Meqenëse pushteti aktual është në vitin e fundit të mandatit qeverisës, partitë politike në vend veçse kanë filluar diskutimet për shkuarjen e...
    Kronika16 Maj 2024
    Një burrë është arrestuar në Kamenicë pasi që i njëjti kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes së gjykatës ndaj gruas së tij dhe...
    Kronika16 Maj 2024
    Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 48 orëve të fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24...
    Kronika16 Maj 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në Pejë. Sipas raportit policor, rastin e ka lajmëruar pronari i veturës. “Në vendin e ngjarjes...
    Lajme16 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.