×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Gjuha raciste e Tovërlanit, FFK-ja nuk ka reaguar ende, zbulohet se çfarë parasheh rregullorja disiplinore kundër racizimit

    Meriton Bytyqi
    24 Nëntor 2022

    Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ishte gjatë ditës së sotme në qendër të vëmendjes për shkak të një deklarate raciste në drejtim të futbollistit të Gjermanisë, Antonio Rudiger.

    FrontOnline raportoi në paraditën e sotme (e enjte) se Tovërlani i ftuar në RTV Dukagjini i është drejtuar futbollistit gjerman me një shprehje skandaloze dhe raciste.

    “Kjo është katastrofë. Dhe me të tregu drejt, aq shumë më ka irrituar sot ai Rudigeri, ai futbollisti me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh 1:0…”, tha Tovërlani mes tjerash në RTV Dukagjini.

    Skandal: Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani e quan Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri”

    Natyrisht, reagimet në opinionin publik dhe në rrjetet sociale nga tifozët e futbollit vendor ishin të shumta, por nga Federata e Futbollit e Kosovës, ende nuk ka ndonjë deklaratë për media.

    Portali ka dërguar pyetje në zyren për media të shtëpisë më të madhe të futbollit në vend, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.

    Por, çfarë thotë Rregullorja Disiplinore e FFK-së për këtë çështje?

    Në rregulloren disiplinore të FFK-së parashihen dënime të ashpra ndaj racizmit dhe formave tjera të diskriminimit.

    Në këtë rregullore shkruhet se kushdo që publikisht ofendon ose diskriminon një tjetër mbi çështjet racore, ngjyrë lëkure, kombëtare, rajonale, fetare ose etnike, dënohet si në vijim:

    a) Lojtari me 4 ndeshje dhe dënim me të holla.
    b) Punëtori futbollit me të holla dhe me ndalesë funksioni prej 3 – 6 muaj.
    c) Klubi; tifozët e të cilit me gjeste ose bandorola me shkrim bëjnë ofenmdime
    dënohet.
    d) Me të holla, ndalesë loje në fushën e vetë, 1 ndeshje ose pa praninë e shikuesve deri
    në 3 ndeshje dhe në raste të renda.
    e) Klubi me pikë negative deri 9 pikë dhe rasti edhe më rëndë.
    f) Kthimi klubit në rang më të ulet të garave ose diskualifikim nga garat e kupës
    (nëse ndeshja është për kupë).

    Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim në vijim apo deklaratë për medie nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila drejtohet nga kryetari Agim Ademi.

    Nga ana tjetër, vetë Tovërlani ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga vetë ai, ku është arsyetur dhe ka thënë se “nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë racist” ndonjëherë.

    Postimi i plotë i Tovërlanit në “Facebook”:

    Kur kam luajtur une kundër racizmit besoj qe disa nga ju që me cilesuat sot racist nuk keni qenë te lindur.
    Kurr skom qenë racist as skom me qenë.
    Kush nuk e ka pa ndeshjen te shikon momentin dhe gjestin e Rudiger ndaj futbollistit japonez dhe ti krahasojme cili eshte më nënqmues apo ta cilesojme racist.
    Megjithatë nëse dikush është ofenduar per fjalët e mija ne emision e terhjeki fjalen dhe kerkoj falje por sigurt qe skam të bëjë me racizem!“./FrontOnline/

     

     

     

     

     

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit. “Faraonit”...
    Sport03 Maj 2024
    Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dihet gjerësisht se Kylian Mbappe do të jetë lojtar i ri i Real Madridit nga...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të Zyrës për Kosovën...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas një raporti negativ për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare të Shtypit vizitoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK). Gjatë...
    Lajme03 Maj 2024
    KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë e pagesave të energjisë elektrike, por edhe për ta shikuar atë në...
    Lajme03 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se janë rritur çmimet e prodhimeve bujqësore. Sipas të dhënave që ka prezantuar ASK-ja për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.