×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunimi i 11-vjeçares, Gjykata merr vendim për të dyshuarit

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin tre të miturve, të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në gusht të këtij viti në Prishtinë. Ndërsa, dy të rriturit E.R., dhe SH.K., ndodhën nën masësn e paraburgimit deri me 28 nëntor.

    Lajmin e ka konfirmuar  për Front Online, Mirlinda Gashi – zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    “Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 22 nëntor 2022  ka pranuar kërkesën nga Prokuroria e Shtetit për vazhdimin e paraburgimit ndaj tre të miturve. Me të njëjtën datë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka marr aktvendim që tre të miturve të ju vazhdohet paraburgimi edhe për nga 60 ditë, për secilin”, tha Gashi për Front Online.

    Ndërsa, dy të rriturve pritet t’u skadojë paraburgimi me datën 28 të këtij muaji dhe gjykata akoma nuk ka pranuar nga prokuroria kërkesë për vazhdim të paraburgimit.

    “Ndërsa të pandehurit  E.R dhe Sh.K gjenden nën masën e paraburgimit deri me datë 28.11.2022, të vazhduar sipas aktvendimit të fundit nga gjykata dhe deri më tani gjykata nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e masës së paraburgimit”, përfundoi Gashi./Front Online

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Është gjetur e vdekur dje punëtorja e një furrë në vendin e punës në Mitrovicën e veriut. Me vendim të prokurorit, trupi...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend lidhur me kërkesat e aleatëve për përparim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Territori i Shqipërisë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri...
    Lajme02 Maj 2024
    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u themelua më 2 maj 2000. Që nga ajo kohë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.