×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Ferizaj

    FrontOnline
    21 Nëntor 2022

    Në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje në rajonin e Ferizajt.

    Sipas Policisë, rreth orës 19:00, kanë pranuar një informacion se në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

    “Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij D.M (F/K) e moshës 32 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, rreth orës 21:00 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘’Safet Berisha ‘’ në Ferizaj. Sektori Rajonal i Dhunës në Familjje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin I.T (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike motrës së tij S.T (F/K) e moshës 28 vjeçare”, thuhet në njoftim.

    Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...
    Sport10 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Gjeorgjisë, ku me lojë dominuan ekipi shqiptar. Kombëtarja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.