×
  • Sport
  • Sport

    Agron Shabani: Si përfaqësuese jemi në rritje, mirëpresim ndeshjet me Poloninë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2022

    Përzgjedhësi Agron Shabani është optimist për ndeshjet me Poloninë, që janë vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror.

    Hendbollistet e Përfaqësuesessë Kosovës luajnë në prill të vitit të ardhshëm dy ndeshje me Poloninë. Ndeshja e parë është në Poloni, ndërsa e kthimit në Kosovës.

    Përfaqësuesja që është më e suksesshme pas dy ndeshjeve, kualifikohet në Botëror. Kosova për herë të parë paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Botëror. Shorti është tërhequr të shtunën (sot).

    “Short jo i lehtë. Ishim pak pa fat. Por nëse kemi kualitet, që unë mendoj se kemi, dhe duam të shkojmë në Botëror, atëherë duhet të përballojmë secilin kundërshtar. E dimë shumë mirë se kemi të bëjmë me një Kombëtare me kualitet të lartë. Polonia ka lojtare në klube me renome në Evropë. Ne si Kombëtare jemi në rritje dhe këtë e dëshmon suksesi ndaj Ishujve Faroe. Jemi të gatshëm për çdo sfidë. Nuk na tremb Polonia, duke i ditur kualitetet e lojtareve tona. Kur jemi të kompletuar, vërtetë kemi cilësi”, ka thënë Shabani.

    Polonia paraqitet rregullisht në ngjarjet e mëdha dhe natyrisht është favorite përballë Kosovës. Favorit ishin edhe Ishujt Faroe.

    “Një është e sigurt që nuk do të dorëzohemi lehtë ndaj Polonisë. Pozitive është që lojën e parë e luajmë si mysafir dhe në të dytën jemi vendas. Kemi punë me kundërshtar të fortë, por nuk dihet kurrë. Nuk do të dorëzohemi. Vajzat janë të motivuara dhe të gatshme si asnjëherë më parë për këto sfida”, ka shtuar selektori Shabani./FrontOnline/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Minnesota Timberwvoles e ka fituar ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë triler të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA. Ata fituan...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Lajme19 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në...
    Lajme19 Maj 2024
    Një përleshje ka ndodhur mes disa familjarëve në qytetin e Shtimes, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital. Rreth orës 19:33,...
    Vip19 Maj 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, si rrallë herë ka folur për jetën private. Në një intervistë për “The Elite Way” me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.