×
  • Vip
  • Vip

    Dua Lipa shfaq bukurinë e saj natyrale në Aeroportin e Los Angelesit pas përfundimit të turneut të saj

    FrontOnline
    18 Nëntor 2022

    Ajo përfundoi ditën e fundit të turneut të saj “Future Nostalgia” në Australi të enjten.

    Dhe pa makijazh, Dua Lipa dukej prapë bukur në Aeroportin e Los Angelesit pas përfundimit të 92 koncerteve të turneut i cili përfundoi të enjten.

    Interpretuesja e hitit “No Lie”, 27 vjeçe, dukej e veshur thjeshtë me një bluzë të zezë dhe pantallona të gjera, shkruan DailyMail.

    Për aksesorë ajo kishte me vete një çantë të markës “Chanel” me zinxhirë të artë, të kombinuar me një palë vathë të artë.

    Ylli me origjinë shqiptare shfaqi bukurinë e saj natyrale në paraqitjen pa grim, teksa dukej e relaksuar pak kohë pasi hodhi poshtë thashethemet e fundit se kishte nisur një lidhje me shokun e saj Trevor Noah.

    Dyshja u fotografuan së bashku në New York City në të kaluarën.

    Dua dhe prezantuesi i “Daily Show”, 38 vjeç, u fotografua duke u puthur dhe përqafuar pas një nate komode.

    Por në një intervistë për iHeartRadio, këngëtarja deklaroi se është “vërtet e bukur të jesh vetëm”.

    Këngëtarja e hitit “Levitating” i dha fund lidhjes së saj dyvjeçare me Anwar Hadid në dhjetor të vitit 2021, dhe para kësaj ajo ishte në lidhje me Isaac Carew për pesë vjet.

    “Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.

    Dua gjithashtu këto ditë bëri një postim në Instagram duke hedhur poshtë pretendimet se do të performojë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar.

    “Unë nuk bëj të performoj dhe nuk kam e përfshirë në negociata për të performuar”, shkroi ndër të tjerash ajo.

    “Unë do të bëj brohoritje për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur ai të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të mirëpritur Kampionatin Botëror”, përfundoi artistja nga Kosova.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur një fitore të madhe ndaj Ukrainës, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen hapëse të Grupit 1 të Ligës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.