×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Dembelët” e Komunave/Kryetarët që dështuan me investime kapitale

    FrontOnline
    19 Nëntor 2022

    Për 9 muaj të këtij viti (janar-shtator) Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së, ka shpenzuar vetëm 9% të buxhetit të paraparë për investime kapitale. Përkatësisht nga 57 milionë € buxhet të planifikuar në këtë kategori, Rama për periudhën janar-shtator 2022 i shpenzuar rreth 5 milionë euro, raporton Front Online.

    Edhe më keq se Rama punët me investime kapitale i ka bashkëpartiaku i tij, Burim Berisha, i cili udhëheq me Komunën e Fushë-Kosovës.

    Nga rreth 6 milionë euro për investime kapitale, Komuna e Fushë- Kosovës për 9 muaj ka shpenzuar rreth 260 mijë euro, apo 4 për qind të buxhetit të përgjithshëm për këtë kategori buxhetore.

    Edhe Komuna e Istogut është keq me investime kapitale. Për 9 muaj kjo Komunë që udhëhiqet nga Ilir Ferati i LDK-së ka shpenzuar vetëm 9 për qind të buxhetit.

    Komuna e Klinës që udhëhiqt nga Zenun Elezaj i AAK-së, përgjatë periudhës janar-shtator 2022 ka shpenzuar 22% të buxhetit për investime kapitale, përderisa Komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga Ferit Idrizi i PDK-së ka shpenzuar vetëm 13 % të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

    Në mesin e Komunave që kanë dështuar me investime kapitale është edhe Komuna e Kamenicës, e cila udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i LVV-së. Kjo Komunë përgjatë periudhës janar-shtator 2022 ka shpenzuar veç 15% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

    Rekordmenët e Komunave

    Komuna e Rahovecit, e cila udhëhiqet nga Smajl Latifi i AAK-së, ka shpenzuar 70 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale përgjatë periudhës janar-shtator 2022, raporton Front Online.

    Edhe Komuna e Deçanit ka shpenzuar 64% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, 49 për qind të buxhetit për investime kapitale e ka shpenzuar Mitrovica e Jugut.

    Edhe më mirë se kjo e fundit në këtë aspekt qëndron Komuna e Gjilanit ka shpenzuar 61% të buxhetit për investime kapitale.

    Komuna e Ferizajit ka shpenzuar 70 për qind të buxhetit për investime kapitale, ndërsa Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 33% të buxhetit për investime kapitale.

    Sivjet më pak investime kapitale se vitin e kaluar

    Përndryshe, sipas raportit nëntë mujor financiar të Ministrisë së Financave dhe Transfereve , për periudhën janar-shtator 2022 shteti i Kosovës ka shpenzuar veç 158 milionë euro investime kapitale.

    Sipas Ministrisë së Financave shpenzimet kapitale sivjet janë shumë më pak se vitin paraprak, duke u arsyetuar se dinamika më e ulët është edhe si rezultat i ngadalësimit të punëve nga ana e operatorëve ekonomikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor dhe faktorëve të ndërlidhur me të, raporton Front Online.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona.Krasniqi thotë se Meja...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se problemit të mbeturinave i ka ardhur fundi. Rama përmes një video të...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se duke qenë se qeveria e Serbisë përdori kriminelët...
    Lajme27 Prill 2024
    Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi – të koordinuar me Borell dhe QUINT Ish-presidenti i Sllovenisë,...
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjenë më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë kurrfarë progresi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.