×
  • Vip
  • Vip

    Zhdukja e këngëtarit të tallavasë, Prokuroria nis hetimet

    FrontOnline
    12 Nëntor 2022

    Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavës, Renato Hamzai, i njohur ndryshe si Reni.Abc ka raportuar në datë 3 nëntor për rizhvarrosjen e eshtrave të gjetura vite më parë në fshatin Babje të Librazhdit, të një personi, të cilat dyshohet se i përkasin këngëtarit të tallavasë.

    Kufoma u gjet vite më parë në një fshat të Librazhdit, ndërsa nga mbetjet kockore janë marrë kampione ADN-je, pasi ka dyshime të forta që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot.

    Me rihapjen e hetimeve, prokuroria e Elbasanit ka mundur të sigurojë indicie të reja, çka ka shtyrë që të marrë edhe vendimin për zhvarrosjen e trupit të gjetur dhe ende të paidentifikuar.

    Ka qenë Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili pas vlerësimit të situatës vendosi zhvarrosjen e trupit të gjetur në fshatin Babje të Librazhdit.

    Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për Abc se ekspertët janë shprehur se eshtrat e gjetura në vitin 2014-të në fshatin Babje të Librazhdit kanë ngjashmëri kockore me skeletin e Renato Hamzës, por kjo mbetet për tu vlerësuar pas 45 ditësh pas daljes së ADN-së.

    ABC mëson se ka dyshime të forta se këngëtari i muzikës tallava Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarje kriminale që ky grup kishte kryer.

    Ndërkohë pyetjet që lindin natyrshëm janë se përse kryeprokurori Olsian Çela nuk pranoi të bëhej zhvarrimi pas kërkesës së familjarëve, të cilët që në momentin e parë ku kishte indicie se në atë varrezë ndodhej trupi i djalit të tyre?

    Përse kryeprokurori Olsian Çela vendosi për mbylljen e hetimeve për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë?

    Përse kryeprokurori nuk pranoi që të bëhej testi i ADN-së së familjarëve me eshtrat e gjetura në atë kohë në fshatin Babje të Librazhdit?

    Të gjitha këto pyetje mbeten enigmë, dhe i vetmi që mund ta zbardhë është kryeprokurori Olsian Çela, i cili duhet të përgjigjet për publikun por edhe për familjarët e këngëtarit.

    /Abcnews.al/

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Vip11 Shtator 2024
    Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo sot ka publikuar disa...
    Vip11 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Erjola Doci, ka trazuar rrjetin me postimet e fundit. Në Instagramin e saj, ish-banorja e BBVA, ka postuar fotografi...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përsëritur se Serbia favorizohet dukshëm në procesin e Brukselit. Siç tha ai, në dialog ka standarde...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar. Në një konferencë për media...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23 vjetorin e sulmit. Krasniqi ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gati një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.