×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Asociacioni po u bë siç thotë Kushtetuesja, s’kemi pse të frikësohemi

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në një kohë kur nga ndërkombëtarët po kërkohet me insistim themelimi i tij.

    Çitaku ka thënë se nëse Asociacioni zbatohet duke përfillur rekomandimet e vendimit të Kushtetueses, atëherë s’ka arsye për t’u frikësuar nga ky mekanizëm që kërkohet për komunitetin serb.

    Çitaku ka thënë se ndërkombëtarët nuk do të përsërisin opsionet që iu kanë sjell shumë kokëçarje, siç është rasti i Bosnjës.

    “Asociacioni në vete nuk është shumë keq. Ajo çfarë do të jetë Asociacioni do ta bëjë dallimin. Nëse krijimi i Asociacionit bazohet në rekomandimet e Kushtetueses, ne nuk kemi asnjë lloj arsye të ndihemi të frikësuar apo cenuar. Askush në BE dhe SHBA nuk do të ripërsëris opsionet që iu kanë sjell shumë kokëçarje në rajon, siç është Bosnja. Në marrëveshjen për themelimin e Asociacionit shkruhet se ‘ky tekst do të rishikohet nga Gjykata Kushtetuese’. Këtë marrëveshja e ka nënshkruar edhe Serbia. Ne duhet të insistojmë që të respektohet marrëveshja. SHBA-ja po kërkon që ne të bëhemi të përgjegjshëm. Vendimi i Kushtetueses duhet të jetë udhërrëfyes për statutin e Asociacionit”, ka thënë Çitaku në KTV.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e...
    Lajme13 Maj 2024
    Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nisi me...
    Lajme13 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor...
    Të tjera
    Ekonomi13 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1,420,000 qytetarë residentë në Kosovë. Ai me anë të...
    Lajme13 Maj 2024
    Më datën 1 prill ishin nisur nga Shkupi me biçikletë për të arritur në vendin e shenjtë të Mekës për të kryer...
    Lajme13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë përmes aktvendimit të 29 prillit 2024, ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje...
    Vip13 Maj 2024
    Rep-arstisti i njohur Don Xhon përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar surprizë për Meritonin dhe Romeon. “Kampiona, sot keni ni...
    Kronika13 Maj 2024
    Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Ai po...
    Sport13 Maj 2024
    Superiorja ndryshoi format verën e kaluar, duke aplikuar skemën “Final 4” për fitimin e titullit kampion. Katër skuadrat e para do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.