×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenari për tejkalimin e situatës në veri, sipas analistëve

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit, që i përkasin komunitetit serb, të shtunën e 5 nëntorit kanë zhveshur uniformat e tyre para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan. Këtë veprim simbolik ata e kanë bërë pas deklarimit se japin dorëheqje nga detyrat e tyre në Policinë e Kosovës.

    Dorëheqje më 5 nëntor dhanë edhe zyrtarë të Listës Serbe si dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.

    Siç thanë nga Lista Serbe, vendimet për largim nga institucionet do të zbatohen “derisa të tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe…”.

    Analisti politik Arbnor Sadiku thotë se për tejkalimin e situatës në veri Kosova duhet ta tërheq vendimin për targat.

    “Kosova do duhej shumë shpejt ta tërheq vendimin për targa dhe t`i vazhdojë negociatat me Serbinë për arritjen një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe finale, e cila përbrenda ka edhe zgjidhjen e problemit të targave për qytetarët serbë të Veriut të Kosovës”, theksoi Sadiku për “Front Online”.

    Ky nuk sheh gatishmëri të palëve për dialog.

    “Si kryeminstri Kurti, po ashtu edhe presidenti Vuçiq, nuk janë të gatshëm për të bërë kompromise të reja, të cilat çojnë tek një marrëveshje gjithëpërfshirse finale. Ata gjejnë justifikime për vazhduar pushtetin e tyre, pa kryer detyrat rreth zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Sadiku për “Front Online”.

    Politologu Fidan Ukaj vlerëson se Qeveria gaboi kur nuk e shtyu për 10 muaj afatin për targa siç kërkuan Amerika e BE.

    Megjithatë, tash kryqeveritari, sipas tij, duhet ta çojë deri në fund zbatimin e vendimit.

    “Tashmë ky vendim është në implementim e sipër. Qeveria duhet t`i shkojë deri në fund këtij vendimi sepse çdo tërheqje e institucioneve do të krijonte dobësi përballë këtyre strukturave paralele dhe kriminale, që po i nxisin qytetarët serbë të asaj pjese të mos i binden vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i konvertuar targat në RKS”, theksoi Ukaj për “Front Online”.

    Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

    Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Zveçanit tash e një javë funksionin e tij po e ushtron nga objekti i Komunës. Ai thotë se...
    Lajme12 Maj 2024
    Nuk pritet të ketë progres muajt në vijim në dialogun Kosovë-Serbi. Kështu vlerësojnë analistët politik në Kosovë, duke potencuar faktin se shumë...
    Lajme12 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në njoftimin e këtij...
    Të tjera
    Vip11 Maj 2024
    Në nje televotim bashkë me vajzat e tjera Heidin, Françeskën, Erjolën, më pak e votuara për të qëndruar në shtëpi ishte Roza....
    Lajme11 Maj 2024
    Shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për t’i pushuar hetimet...
    Sport11 Maj 2024
    Orges Arifi është shpallur nënkampion i Evropës. Federata Shqiptare e Karatesë ka thwnw se ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson një arritje të...
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mirënjohje nxënësve të shkollës “Imagine International Academy”, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën me...
    Sport11 Maj 2024
    Asgjë e re në Kroaci, Dinamo Zagrebi është kampion i sezonit, duke treguar edhe njëherë tjetër forcën dhe dominimin në futbollin kroat....
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 32 mijë është numri i aplikantëve për subvencione në sektorin e bujqësisë për vitin 2024. Shuma që do të ndahet ende...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.