×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Policisë: Situata në veri shumë e komplikuar, stacionet policore nuk guxojnë të mbesin pa policë

    FrontOnline
    07 Nëntor 2022

    Lista Serbe bëri të ditur më 5 nëntor se zyrtarët serbë në Kuvend, Qeveri, pushteti lokal, Polici, Gjykatë dhe institucione të tjera në veri të Kosovës do të largohen, derisa Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga vendimi për targat.

    Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, dje në veri të Mitrovicës është mbajtur një protestë.

    Në protestën e serbëve janë paraqitur disa kërkesa, njëra ndër to ka qenë edhe formimi i Asociacionit.

    Lidhur me situatën në veri, ka reaguar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    Qalaj tha për Front Online se situata në vend është e komplikuar, Qeveria duhet ta gjejë një zgjidhje.

    “Situata është shumë e komplikuar pas dorëheqjeve së strukturave të ndryshme që kanë punuar në institucion e Kosovës sidomos ato të sigurisë janë shumë të ndjeshme dhe është situatë jo e lehtë për t’u menaxhuar por Qeveria duhet ta gjejë një zgjidhje”, potencoi ai.

    Ish-drejtori i Policisë thotë se përshkallëzimi i situatën në veri të vendit varet nga Beogradi.

    Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk e kanë këtë qëllim sikurse serbët.

    “Popullata në veri, Lista Serbe  të gjithë atje janë duke marrë urdhër dhe instruksione nga Beogradi se a do të ketë përshkallëzim apo jo krejt n ‘varet se çka vendos Beogradi. Institucionet e Kosovës në asnjë moment nuk kanë për qëllim të ketë përshkallëzim në aspektin e sigurisë mirëpo krejt kjo varet nga Beogradi”, u shpreh Qalaj.

    Ai tha se stacionet policore duhet të jenë të mbrojtja në këso situata, pasi kanë materiale të ndjeshme.

     “Stacionet policore nuk guxojnë të mbesin pa policë sepse ato ofrojnë siguri që ndihmojnë rendin publik mbajnë qetësinë dhe në polici ka dhomë të dëshmive ka materiale të ndjeshme dhe ato gjithsesi duhet të jenë në mbrojtjen e policisë”, theksoi Qalaj.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrjen e afatit për regjistrimin për targat.

    SHBA-ja ka thënë se pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun mes këtyre dy vendeve, nën ndërmjetësimin e bllokut evropian, shkruan Front Online.

     

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Rruga Klinë-Gjakovë është hapur për qarkullim të automjeteve. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rruga...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë. Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...
    Lajme18 Maj 2024
    Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Lajme18 Maj 2024
    Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve. Nol Nushi nga PSD-ja një prononcim për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.