×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli jep ide për “zonë ekonomike” mes Serbisë e Kosovës: Do të punësoheshin 300 mijë njerëz

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Shefi i diplomacisë së Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se me Serbinë mund të bisedohet për gjithçka, por jo edhe për tri gjëra, pavarësinë e Kosovës, Kushtetutën e Kosovës dhe kufijtë.

    Pacolli ka dhënë një ide për krijimin e një zone të lirë ekonomike që do të përfshinte një pjesë të jugut të Serbisë, veriun e Kosovës dhe Sanxhakun, të cilën BE-ja do ta ndihmonte nga ana financiare.

    “Do të vinin ndërmarrje globale për shkak të taksës simbolike dhe parashikoj që një gjë të tillë për 10 vjet do të mund të punësonte 300.000 njerëz”, tha Pacolli.

    Duke folur rreth një takimi të mundshëm me Vuçiq, Pacolli tha në një intervistë për TV Face të Bosnjës se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

    “Vuçiq, ju keni vetëm një shans – ta njihni Kosovën, ta pranoni realitetin. Kosova ka lindur dhe nuk ka kthim prapa. Nëse ai do ta kuptoj këtë duhet ta pranojë realitetin në Kosovë dhe gjithçka tjetër do të ishte e lehtë. Kosova është shtet, ka institucionet e saja. Kjo është zgjidhja e vetme dhe dalja e vetme nga kriza”, tha Pacolli.

    Sipas tij, demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është i pamundur, pasi që është i rrezikshëm.

    “Mendoj se të gjitha opsionet që mund të jenë në tavolinë, do të ndaja vetëm një dhe mund të jetë edhe opsioni i vetëm – bashkëpunimi ekonomik”, tha ai./Front Online/

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.