×
  • Lajme
  • Lajme

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj

    FrontOnline
    01 Nëntor 2022

    KEDS Academy 10 ka hapur konkurs për trajnime interaktive për studentët e arsimit të lartë dhe për nxënësit e shkollave të mesme teknike për vitin shkollor 2022-2023.

     Në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin Bogaziçi të Stambollit, një nga më prestigjiozët në botë, KEDS Academy ofron trajnime dhe praktikë të avancuar në sektorin e Energjetikës.

    Aplikimi i studentëve ka filluar më 24 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 11 nëntor 2022. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e universiteteve Publike të Republikës së Kosovës që janë duke i ndjekur ligjëratat e vitit të tretë të studimeve dhe të vitit të fundit akademik nga fakulteti Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike, Ndërtimtari, Shkenca Matematikore, Juridik, Inxhinieri Mekanike dhe nga ai Ekonomik, dhe nxënësit e vitit të fundit të shkollave të mesme Profesionale, drejtimi Elektroteknikë.

     Pas përzgjedhjes në bazë të rezultateve në procesin e aplikimit, studentët dhe nxënësit trajnohen në aspektin teorik dhe në atë praktik, duke u angazhuar në departamente të ndryshme të kompanisë, përfshirë edhe trajnimin në terren dhe përdorimin e aseteve energjetike.

     KEDS Academy 10 u ofron të gjithë të interesuarve këtë mundësi me qëllim që të përfitojnë njohuri profesionale për integrim më të lehtë në tregun vendor dhe në atë ndërkombëtar të punës.  

    Ky është viti i dhjetë me radhë që KEDS Academy organizon trajnime të tilla që kur KEDS ka filluar së operuari si korporatë në Kosovë në vitin 2013. Prej atëherë e deri më sot janë trajnuar rreth 500 studentë e nxënës, shumë prej të cilëve janë punësuar në korporatë.

     KEDS Academy 10 u bën thirrje të gjithë studentëve dhe nxënësve të interesuar që të aplikojnë në këtë trajnim dhe të shfrytëzojnë këtë rast që u ofron jo vetëm mundësi aftësimi profesional, por edhe punësimi.

    Për më shumë informata rreth aplikimit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.keds-energy.com/shq/lajme/informata-rreth-aplikimit-ne-programin-keds-a-2312/

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.