×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtesat për sektorin publik ekzekutohen brenda ditësh

    FrontOnline
    31 Tetor 2022

    Ministria e Financave të hënën ka ekzekutuar pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin për këtë kategori.

    Nga dikasteri i udhëhequr prej ministrit Hekuran Murati treguan se ka pasur probleme teknike.

    Zëvendësministri i ministrisë së Financave, Resul Makreshi, deklaroi se ka qenë në plan që në rrogat e muajit tetor të dalin edhe shtesat që ishin paraparë.

    Megjithatë, ai në një bisedë telefonike shpjegoi se sipas të gjitha gjasave ka pasur probleme teknike që nuk janë ekzekutuar ato.

    “Më shumë gjasë ka qenë çështje teknike sepse kanë qenë në plan te ekzekutohen shtesat për muajin tetor për punonjësit e sektorit publik dhe të ndërmarrjeve publike”, tha Makreshi.

    Në anën tjetër, ai theksoi se brenda këtyre ditëve në vijim mund të procedohen shtesat, të cilat as në muajin shtator nuk ishin realizuar.

    “Besoj që brenda ditësh do të ekzekutohen shtesat për këto kategori”, vijoi ai për Paparaci.

    Prej ministrisë së Financave patën thënë se gjatë muajit tetor do të dalin nga 50 euro më shumë për punëtorët e sektorit publik dhe nga 100 sosh ndaj atyre të ndërmarrjeve publike.

    Aktualisht, ende nuk është realizuar një gjë e tillë për të cilën ka premtuar Qeveria Kurti.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika14 Maj 2024
    Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë. Policia...
    Kronika14 Maj 2024
    Një person ka njoftuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer në fshatin Bitesh të Gjakovës. Policia ka bërë të ditur...
    Kronika14 Maj 2024
    Një grua është sulmuar seksualisht në Lipjan. Rastin në polici e ka raportuar vetë ajo. “Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Por, deri sa përfaqësues të subjekteve opozitare janë pesimist në realizimin e projekteve, në anën tjetër përfaqësues së partisë në pushtet mos...
    Sport14 Maj 2024
    Kylian Mbappe është shpallur futbollisti më i mirë në Francë. Këtë çmim ai e merr për herën e pestë rresht. Ceremonia u...
    Vip14 Maj 2024
    Lumbardhi dhe Kaderi kanë qenë shumë të përfolur ditëve të fundit, pasi u tha se ka një krizë në lidhjen e tyre....
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytetin e Harkivit në verilindje të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas më 14...
    Lajme14 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në qëndrimin e tij në Budapest ishte i ftuar në Institutin Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare (HIIA), ku...
    Lajme14 Maj 2024
    Me rastin e Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, sot Ministria e Shëndetësisë organizon tryezë të rrumbullakët. Motoja e kësaj tryeze është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.