×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: S’mund t’u ndalen pagat mësuesve në këtë krizë, qeveria të mos bëhet koprrace

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të ekzekutojë pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

    Haradinaj ka thënë se në kohën kur të gjitha mekanizmat lëshojnë para në qarkullim për shkak të krizës, nuk mund të ndalen pagat e mësuesve,

    “Nuk mundesh me i lënë mësuesit pa paga, në kohën kur krejt agjencitë lëshojnë paga. Jo në emër të asaj se kush nuk punon, nuk paguhet”, ka thënë ai.

    “Jemi pro-arsimit, pro-grevës sepse qe një vit nuk po miratohet Ligji i Pagave”, ka thënë ai.

    Sipas ish-deputetit, qeveria po jeton në paranojë. Ai ka thënë se opozita ka të drejtë të mbështes grevat dhe sindikatat.

    “Ata po jetojnë në paranojë… edhe nëse opozita i jep mbështetje, është legjitime”, ka deklaruar Haradinaj.

    E sipas tij, qeveria ka para për të paguar pagat si dhe rritjen e kërkuar prej 100 eurove. Ai ka kërkuar nga qeveria që të mos bëhet koprrace para mësimdhënësve.

    “Meqenëse është arsimi në pyetje, qeveria nuk duhet të tregohet koprrace, por t’i realizoje pagat e mësuesve. Sepse i kanë mjetet, sot në bunkerët financiar të qeverisë, janë 800 milionë euro”, ka thënë ai në emisionin “DPT te Fidani”.

    Ligji i Pagave, që është vonuar për t’u miratuar nga qeveria, do t’i zgjidhte pakënaqësitë e shumta të punëtorëve në sektorin publik.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Lajme04 Maj 2024
    Të premten, Policia e Kosovës u ka gjetur armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dy personave në fshatin Obranq...
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.