×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vriten 18 persona në Meksikë, mes tyre një kryebashkiak

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Të paktën 18 persona janë vrarë dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin e Totalapan, Meksikë, shkruan BBC.

    Sulmi u ndërmor nga një grup i maskuar, ndërkohë që motivet mendohet të lidhen me trafikun e drogës. Mes viktimave është dhe kryetari i Bashkisë, Conrad Mendoza dhe babai i tij, i cili gjithashtu më herët kishte drejtuar bashkinë e qytetit.

    San Miguel Totolapan është një qytezë e largët në Tierra Caliente, e cila është një nga zonat më me konflikte të Meksikës, për shkak të bandave të shumta të drogës.

    Në vitin 2016, vendasit të lodhur me rrëmbimet nga banda lokale “Los Tequileros” rrëmbyen nënën e shefit të saj për të nxitur lirimin e të tjerëve. Grupe të ndryshme luftojnë për kontrollin e rrugëve të kalimit të  drogës në veri përgjatë korridorit të Paqësorit.

    Pak para sulmit, anëtarët e dyshuar të Los Tequileros publikuan një video në rrjetet sociale duke njoftuar kthimin e tij në rajon, ku ata kishin luftuar kundër një bandë rivale të drogës.

    Grupi kriminal shkatërroi Guerreron midis 2015 dhe 2017 dhe ishte i njohur për kërcënimin e kryebashkiakëve të rajonit, derisa lideri i tij Raybel Jacobo de Almonte u vra./FrontOnline/

     

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.