Dy persona janq arrestuar nga policia, pasi që të njëjtit dyshohen se janë rrahur mes vete.
Sipas policisë, përleshja e tyre ka ndodh pas një mosmarrëveshjeje që kishin për mbeturina.
Të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Rozafa, Pejë 03.10.2022-11:30. Pas një mosmarrëveshje verbale rreth hedhjes së disa mbeturinave janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline