×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj: Qeveria Kurti të mos ndihet triumfale, të marrë mësim nga greva

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media sot ka njoftuar se e kanë pezulluar grevën dhe se mësimi nis të hënën në shkolla.

    Por, ai tha se Qeveria Kurti s’duhet ta shohë këtë si një fitore të saj, por të marrë mësim meqë pezullimin e saj e bënë për hir të fëmijëve.

    “Uroj që Qeveria Kurti të ketë nxjerrë mësime dhe të mos dalë tash e të ndihet triumfale. Sindikatën e Arsimit, shërbyesit civilë, por edhe BSPK-në, që ka një histori të lavdishme nga vitet e 90-ta, s’ka mundur kush ta gjunjëzojë, as kjo qeveri as të tjerat  që do të vijnë”.

    Jasharaj ka thënë se kanë qenë kategorikë ndaj grevës, por se për shkak të linçimeve dhe fyerjeve të rënda kanë hequr dorë nga greva.

    Ai shtoi se do të vazhdojnë komunikimin me Qeverinë kërkesat e anëtarësisë të gjejnë forma të tjera në përballje me Qeverinë.

    “Këtë pezullim po e bëjmë me vullnetin e anëtarësisë për të dëshmuar se ne e ndiejmë çka është viti shkollor dhe po të them se jemi ndierë keq për një muaj në shtëpi. Apelet e prindërve i kemi pranuar dhe pikërisht edhe për hir të tyre, sepse pjesa më e madhe e prindërve kanë qenë dinjitoz, ka pasë kërkesa e urdhra nga Qeveria që të shkojnë në shkollë dhe të mbajnë mësim. Aty-këtu e kanë bërë. Por, nxënësit kanë qenë të mrekullueshëm dhe apeli im ka qenë që ata të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin rrugëve për t’u përballur me rreziqe”, ka thënë ai./Front Online

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash. Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një...
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të vrasjes në tentativë në Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të...
    Lajme02 Maj 2024
    Është gjetur e vdekur dje punëtorja e një furrë në vendin e punës në Mitrovicën e veriut. Me vendim të prokurorit, trupi...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës. Pas etheve...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur se kur kryeministri Albin Kurti deklaronte se në Kosovë do të ketë luftë, opozita dhe...
    Lajme02 Maj 2024
    Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha....
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Territori i Shqipërisë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri...
    Lajme02 Maj 2024
    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.