×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendos BSPK/ Pezullon grevën deri në janar të vitit të ardhshëm

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që ta pezullojë grevën deri në janar të vitit 2023

    Këtë e ka bërë të ditur, Rrahman Jasharaj, kryetar i Këshillit Grevist të BSPK-së, raporton Front Online.

    “Ne kemi pyetur anëtarësinë dhe jemi të detyruar të veprojmë çka thotë shumica”, ka thënë Jasharaj.

    “Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar të vitit 2023”, ka shtuar Jashari.

    “Ajo që dua të them është se me kënaqsi e respekt po iu drejtohem grevistëve. Mundësia e vetme na kishte mbetur greva e përgjithshme. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi me 25 gusht. Qeveria në vend se të dërgojë optimizëm, reagoi me fyerje. Falendëroj prindërit dhe qytetarët që dhanë vlerësime për grevën. Ata që na fyen dhe linquan le të mbetet në fytyrën e tyre. Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjo grevë. Si Këshill Grevist i BSPK-së, SBASHK-ut dhe administratës jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”, ka thënë Jashraj.

    Kurse, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme.

    “Greva ka qenë e ligjshme  nevojshme dhe ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me mjetin social me Qeverinë”, ka thënë ai, raporton Front Online./Front Online

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.