×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Gruaja nga Ferizaj përjeton tmerrin: Dhunohet në një motel nga i dashuri, po e mbante me zor në lidhje që 4 vjet

    FrontOnline
    30 Shtator 2022

    Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie.

    Një rast i tillë i trishtë që dyshohet se ka ndodhur disa herë, është raportuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 32-vjeçare ka denoncuar në Polici një burrë, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar disa herë seksualisht në një motel në fshatin Koshare të Ferizajt.

    Rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur para tri javëve, kur i dyshuari e kishte marrë viktimën dhe e kishte dërguar në motelin e njëjtë ku e kishte dërguar edhe herë tjera.

    Gruaja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar para hetuesve policorë, duke thënë se ka vite që ajo dëshiron të ndahet nga i dyshuari, mirëpo i njëjti vazhdimisht e ka kërcënuar dhe nuk e ka lënë të largohet.

    Bazuar në dëshminë e saj, pas tri vitesh në lidhje dashurie me të dyshuarin, ajo e kishte kuptuar që ai është i martuar. Si rrjedhojë ka kërkuar që të ndahet nga ai, por i dyshuari edhe për katër vite tjera me radhë e ka mbajtur me dhunë e kërcënime afër vetes.

    Pasi gruaja ka vendosur që rastin ta denoncojë në Polici, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intevristim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunim’.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente./Front Online

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Sport09 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro - Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova ka shkuar në pushim me...
    Sport09 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po iu uron fat Kosovës, në ndeshjen kundër Qipros. “Good luck” (Fat të mbarë), ka shkruar ai në një fotografi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.