×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raport i frikshëm për BE-në: Mbi 6 mijë fëmijë kanë humbur jetën në aksidente rrugore në 10-vjeçarin e fundit

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Mbi 6 mijë fëmijë në Bashkimin Evropian kanë humbur jetën në dekadën e fundit si pasojë e aksidenteve rrugore.

    Sipas raportit të Këshillit Evropian për Sigurinë e Transportit (ETSC) midis periudhës 2011-2022 kanë vdekur më shumë se 6 mijë fëmijë deri në moshën 14 vjeç.

    Si rrjedhojë Këshilli Evropian për Sigurinë e Transportit u dërgoi rekomandime vendeve të BE-së, duke u bërë thirrje që të shtojnë sigurinë në rrugët përreth shkollave dhe për të sensibilizuar shoferët por edhe këmbësorët për të treguar kujdes në qarkullim.

    ETSC thekson se rrugët përreth institucioneve për fëmijët dhe në zonat urbane me shumë çiklistët dhe këmbësorët duhet të projektohen për 30 km/h dhe ngarkesa të ulëta trafiku.

    Kufiri i shpejtësisë në këto rrugë duhet të jetë 30 km/h edhe kur nuk plotësohen kriteret e projektimit.

    Në fakt, ETSC i bën thirrje BE-së që të shqyrtojë kufirin e shpejtësisë së lejuar në rrugët përreth shkollave dhe kopshteve.

    ETSC shkruan se 16 vende evropiane lejojnë fëmijët të ngasin motoçikleta në moshën 14 ose 15 vjeç, pavarësisht nga mosha minimale e rekomanduar në BE, 16 vjeç. Mbi moshën 14 vjeç, 20% e vdekjeve të fëmijëve në rrugë janë nga drejtuesit e motoçikletave, me shumicën dërrmuese djem. ETSC thekson se mosha minimale e rekomanduar e BE-së për vozitje (të pashoqëruar) 16 vjeç nuk duhet të ulet./FrontOnline/

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.