×
  • Kronika
  • Kronika

    Gruaja në Vushtrri lajmëron Policinë se motra e saj po keqtrajtohet nga burri, arrestohet i dyshuari

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë në të gjitha qytetet e Kosovës raportohen dhjetëra raste kur gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes. E dhunën që përjetojnë, shpesh herë nuk kanë guxim e as mundësi që ta raportojnë vetë viktimat, raporton Gazeta Sinjali.

    Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, ku një grua ka njoftuar motrën e saj se burri me të cilën është e martuar që tri vjet, po ushtron dhunë sistematike psikike e fizike ndaj saj.

    Sinjali mëson se ajo ka kërkuar ndihmën e motrës së saj që ta lajmërojë Policinë, pasi që i dyshuari e kishte kërcënuar se nëse paraqet rastin në organet e rendit, do ta pësojë vëllai i saj.

    Motra e viktimës ka njoftuar Policinë për rrezikun që i kanoset motrës së saj dhe njësitë policore janë vënë menjëherë në veprim, ku kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar.

    Në stacion policor është shoqëruar edhe viktima, e cila para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar gjatë bashkëjetesës me të dyshuarin. Ajo bashkë me fëmijët e saj të mitur, ka shkuar në strehimore, teksa ka kërkuar që të pajiset edhe me urdhërmbrojtës.

    Ndërsa me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

     

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Kronika07 Shtator 2024
    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.