×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NASA përplas me sukses sondën me një asteroid

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Sonda hapësinore DART, me një shpejtësi hipersonike, ose pesë herë sa shpejtësia e zërit, u përplas me sukses në një asteroid të largët. Kjo është prova e parë në botë për mbrojten e planetit, e projektuar për të parandaluar një përplasje të mundshme fatale të meteorëve me Tokën.

    A do të jetë e mundur që njerëzimi të devijojë trajektoren e një asteroidi në kurs përplasje me Tokën? NASA është një hap më afër përgjigjes së kësaj pyetje, pas përplasjes së sondës hapësinore DART me një asteroid të largët.

    Përplasja me asteroidin që nuk përbënte rrezik ndodhi 11.3 milionë kilometra larg, ndërsa sonda DART udhëtonte me një shpejtësi 22,500 kilometra në orë.

    Sipas shkencëtarëve, goditja do të krijojë një krater ndërsa shkëmbinj dhe gurë do të shpërndahen në hapësirë. Dr. Ralph Semmel drejton Laboratorin e Fizikës së Aplikuar pranë Universitetit Johns Hopkins

    “Për herë të parë, njerëzimi ka demonstruar aftësinë për të goditur dhe ndryshuar orbitën e një objekti hapësinor. Ndikimi i sondës në asteroidin Dimorphos u konfirmua në orën 19:14 me orën e Uashingtonit kur Qendra Operative e Misionit DART humbi sinjalin me mjetin hapësinor.”

    Kjo është përpjekja e parë e njerëzimit për të ndryshuar kursin e lëvizjes së një asteroidi ose të ndonjë trupi tjetër qiellor.

    Punonjësit e NASA-s, pranë kryeqytetit amerikan, brohoritën ndërsa sonda goditi objektivin. Dhjetë muaj pas lëshimit të sondës, ajo transmetoi pamje sekondë pas sekonde, ndërsa u përplas me asteroidin me emrin Dimorphos

    Ky mision u hartua për të përcaktuar nëse një anije hapësinore mund t’i ndryshojë kursin një asteroidi duke përdorur forcën kinetike.

    Një ndryshim tejet i vogël i drejtimit të një trupi hapësinor, miliona kilometra larg ka gjasa të menjanojë rrezikun për planetin tonë, thotë Nancy Chabot, koordinatore e misionit DART.

    “Testi shkoi në mënyrë spektakolare. Ishte me të vërtetë gjithçka që prisnim dhe më shumë. Ndoqëm me vëmendje imazhet ndërsa sonda i afrohej asteroidit Dimorphos, duke parë qartë tiparet sipërfaqësore. Ishte spektakolare”.

    “Ky është objektivi ynë numër dy. Synimi i parë ishte goditja e asteroidit. Tani objektivi është matja e ndryshimit të trajektores dhe masa e materialit të shpërndarë në hapësirë”, tha Elena Adams, inxhiniere e misionit.

    Dimorphos dhe asteroidi mëmë Didymos nuk paraqesin ndonjë kërcënim aktual për planetin tonë. Asteroidi ka një gjatësi prej 160 metrash dhe masë që besohet të jetë 5 miliardë kilogramë. Sonda DART peshonte 570 kilogramë.

    Dy asteroidët janë të vegjël në krahasim me asteroidin Chicxulub që goditi Tokën rreth 66 milionë vjet më parë, duke zhdukur rreth tre të katërtat e specieve bimore dhe shtazore në botë, përfshirë dinosaurët.

    NASA gjurmon asteroidët që sillen rreth Tokës dhe deri tani asnjë prej tyre nuk paraqet rrezik. Por sipas përllogaritjeve, NASA beson se ka shumë më tepër asteroidë afër Tokës që ende nuk janë zbuluar.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Mbi 300 profesionistë shëndetësorë do t’u shtohen institucioneve publike shëndetësore. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të cilët thonë se ata do...
    Lajme03 Maj 2024
    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Është hapur dyqani i parë social në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në takimin me gazatarët Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi-Muriqi, ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.