×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari i FBK-së: Kontributi i Beqajt për sportin është historik

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, e ka vlerësuar lartë kontributin e Belul Beqajt i cili vdiq sot.

    Në telegram ngushëllimin për familjen e tij, Fetahu ka thënë se Beqaj ka dhënë një kontribut historik për sportin e Kosovës si para, ashtu edhe pas luftës, përcjell FrontOnline.

    Kjo është letra e plotë e Fetahut:

    “Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj. Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.

    Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

    Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.

    Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

    Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit”./FrontOnline/

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Sport30 Prill 2024
    Një selfie e djalit të tij me Granit Xhakën pas ndeshjes Zvicër-Kosovë që u luajt në nëntor të vitit të kaluar në...
    Sport30 Prill 2024
    Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne thuhet se ka refuzuar të mbyllë derën për një lëvizje të madhe parash në afatin...
    Sport30 Prill 2024
    Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy...
    Të tjera
    Sport30 Prill 2024
    Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne thuhet se ka refuzuar të mbyllë derën për një lëvizje të madhe parash në afatin...
    Vip30 Prill 2024
    Loredana dhe Noizy janë parë së fundmi bashkë, duke dhënë aludime se mund të vijë një projekt së shpejti nga kjo dyshe....
    Sport30 Prill 2024
    Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy...
    Vip30 Prill 2024
    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i ish-missit nga Ekuadori, Landy Párraga Goyburo. Ajo u qëllua nga dy persona...
    Lajme30 Prill 2024
    Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes 6-anëtarëshe Milletiq në Leposaviq, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë...
    Lajme30 Prill 2024
    Sot mbahet ceremonia për marrjen e vlerësimit të parë kreditor në historinë e Kosovës, vlerësim ky që do të shërbejë si pasaportë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.