×
  • Lajme
  • Lajme

    4 pacientë me oksigjeno-terapi të hospitalizuar në Klinikën Infektive

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Për më shumë se një muaj në Kosovë numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm.

    Por, ditëve të fundit numri ka filluar të bie, ani pse po ka ditë që po ka edhe raste të vdekjeve, shkruan Front Online.

    Klinika Infektive situatën me pacientët të infektuar me Covid-19 e ka stabile.

    Në këtë klinikë janë të hospitalizuar vetëm 9 pacientë.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

    Ai tha se nga nëntë pacientët e hospitalizuar vetëm gjashtë janë të vaksinuar me dy dozat.

    “Në klinikën Infektive situata me pacientët e infektuar me Covid-19 është stabile, momentalisht janë të hospitalizuar 9 pacientë, 8 janë pozitiv dhe 1 është negativ. Nga këta pacientë 6 janë të vaksinuar me dy dozat dhe 3 të tjerë të pa vaksinuar”, u shpreh ai.

    Vishaj ka bërë të ditur se katër persona të infektuar me COVID në këtë klinikë janë me oksigjeno-terapi.

    “Në klinikën Infektive janë katër pacientë me oksigjeno-terapi dhe kjo klinikë ka kapacitet për 125 shtretër dhe vetëm 9 janë të zënë”, potencoi Vishaj.

    Ndryshe, vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 2 viktima dhe 783 raste të reja me Covid-19, kurse momentalisht në vend janë 5 mijë e 561 raste aktive.

    Ministria e Shëndetësisë sot ka apeluar qytetarët për t’u vaksinuar pasi sipas tyre kjo mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-i./FrontOnline

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.