×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zbulohet arsyeja pse hamë shumë kur jemi të stresuar

    FrontOnline
    17 Gusht 2022

    Truri i njeriut për të gjitha proceset që realizon ka nevojë për shumë energji, ashtu që shpesh shkon në kundërshtim me pjesën tjetër të organizmit.

    Në situata stresuese, truri tërheq rreth 90 për qind të glukozës ditore, përkundër se truri përbën vetëm dy për qind të masës trupore. Ai në fakt na detyron për konsumim më të madh të sheqerit dhe karbohidrateve.

    Në mënyrë që organizmi të përballet më mirë me stresin, rritet niveli i sheqerit në gjak, ndërsa kjo ndodh duke ndërprerë prodhimin e insulinës. Puna kryesore e insulinës është që të zvogëlojë nivelin e glukozës në gjak dhe ta bartë atë në inde.

    Muskujt dhe indet yndyrore kanë nevojë për insulinë çdo ditë, sepse u mundëson marrjen e glukozës. Nga ana tjetër, truri duke zvogëluar prodhimin e insulinës, merr për vete më shumë glukozë nga gjaku.

    Kur njerëzit janë nën stres, ata reagojnë në dy mënyra: ose bëhen depresivë ose trashen. Personat depresivë si pasojë e stresit harrojnë të hanë. Ndërsa ata që hanë më pak, automatikisht janë nën ndikim më të madh të gjendjes psikike.

    Personat të cilët si pasojë e stresit hanë më shumë, janë të qetë sepse ushqimi në njëfarë mënyrë është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë ndaj presionit dhe madje nxisin prodhimin e “preparateve vetjake të qetësimit”, të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo njëkohësisht do të thotë se nuk ndalet prodhimi i insulinës.

    Truri vlerëson se nuk merr sheqer të mjaftueshëm dhe kërkon më shumë. Nëse jeni nën stres të vazhdueshëm vjen deri te shtimi i konsumimit të ushqimit që do të thotë se çdo tentim i humbjes së kilogramëve është mision i pamundur.

    Truri ynë drejton ndjenjën tonë të urisë dhe nevojën për sheqer dhe ai do të mundohet që ta sigurojë sasinë e nevojshme të sheqerit për vete.

    Është lehtë të thuhet, zvogëlojeni presionin e përditshëm dhe stresin. Megjithatë, ekzistojnë metoda të cilat mund ta lehtësojnë stresin.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Maj 2024
    Nëse e keni vënë re se duart ose këmbët tuaja kruhen këtë periudhë të vitit, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz zhvillojnë flluska...
    Lifestyle16 Maj 2024
    Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si...
    Lifestyle16 Maj 2024
    DASHI Në dashuri kjo është një periudhë që lë shumë liri veprimi, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo çfarë dëshironi. Në...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.