×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërohet rritje e çmimit të biletave për avionët

    FrontOnline
    11 Gusht 2022

    Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”, Michael O’Leary deklaroi se epoka e fluturimeve të lira ka përfunduar dhe se njerëzit duhet të përgatiten për çmime më të larta biletash për avionët.

    Duke përmendur rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve, O’Leary shton se tarifat mesatare të linjës ajrore do të rriten afërsisht me 50 euro gjatë 5 viteve të ardhshme. Megjithatë, ai është i sigurt se njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht rritjes së kostove.

    “Nuk ka dyshim se tarifat tona promocionale vërtet të lira, një euro, tarifat 0.99 euro, madje edhe tarifat 9.99 euro nuk do t’i shihni në vitet e ardhshme”, tha O’Leary.

    Rritja e çmimit të karburantit që po ngre kostot e biletave të avionit, po rrit gjithashtu faturat e energjisë shtëpiake, duke reduktuar të ardhurat e njerëzve. Por shefi i linjës ajrore shprehet se pavarësisht kësaj, ai pret që klientët të kërkojnë opsione me kosto më të ulët në vend që të shkurtojnë fluturimet./A2/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjatë dy dekadave që shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004, pati një...
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.