×
  • Lajme
  • Lajme

    Karaçeva e bën “Rrugën e Mediave” si falënderim për punën e gazetarëve

    FrontOnline
    05 Gusht 2022

    Rruga prej kthesës së Novosellës deri të rruga e Breznicës tash e tutje do të quhet “Rruga e Mediave”.

    Emërtimi i ri i rrugës është bërë me vendim të bashkësisë lokale të fshatit Karaçevë e poshtme, që është në brez kufitar me Serbinë.

    “Ne kemi njoftuar si bashkësi lokale kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënkryetarin e komunës, Faton Jakupi, kryesuesin e kuvendit, Liridon Kastrati, si dhe drejtorin e shërbimeve publike, Zotrim Kastrati, për këtë emërtim të rrugës. Këto institucione janë në dijeni dhe ne si bashkësi lokale kemi nënshkrimet e banorëve të brezit kufitar Karaçevë e poshtme”, thuhet në njoftimin e bashkësisë lokale.

    Tabelat me emrin e ri të kësaj rruge janë vendosur sot poshtë tabelave ku shkruan Karaçevë e ku po ashtu janë vendosur edhe flamujt e Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-së.

    Bashkësia lokale e këtij fshati thotë se arsyeja pse kanë vendosur që këtë rrugë ta njohin si “Rruga e Mediave” është për shkak të kontributit të gazetarëve në këtë fshat të brezit kufitar.

    “Me ndihmën e juaj, bashkësia lokale, banorët e brezit kufitar, nëpërmes mediumeve, keni bërë sensibilizimin e kësaj pjese të fshatit Karaçevë për ruajtjen e territorit, sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.

    Karaçeva është përballur jo pak herë me raste të ndryshme të cenimit të sigurisë, derisa është raportuar disa herë se xhandarmëria serbe ka hyrë në këtë zonë./ Klankosova.tv

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.