Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në skenën muzikore.
Artistja është mjaft aktive me prurje të reja muzikore dhe me postime në rrjete sociale.
Krijuesja e shumë hiteve së fundmi në Tik-tok ka shpërndarë një video në të cilën shihet duke u grimuar dhe në të njëjtën kohë duke ngrënë një sallatë pule.
Kjo video u bë virale dhe u pëlqye mjaft shumë nga publiku ku mori komente pozitive.
Theksojmë se Elvana është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit muzikor me artisten e mirënjohur Antonia, i cili shtë pëlqyer mjaft shumë nga publiku.