×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ja faktet ku Reçica “shpërblen” bashkëpunëtoret me para të shtetit

    FrontOnline
    28 Tetor 2019

    Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) Betim Reçica, e cila aktualisht drejtohet nga ministri në largim Pal Lekaj, edhe më tutje në mënyrë krejtësisht antiligjore vazhdon t’i “shpërblej” bashkëpunëtoret e vetë me para të shtetit.

    Ditë më parë portali “Front Online” duke u bazuar në dokumente zyrtare kishte raportuar se sekretari Reçica në kundërshtim me ligjin kishte nxjerrë  vendimin numër 8778, i protokolluar më 14.08.2019 për kompensimin financiar (shtesa mujore në paga) të inxhiniereve në bazë të vendimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës numër 07/29 të datës 08.10.2018.

    “Hysen Merovci, inxhinier i ndërtimtarisë dhe Ardian Begaj, inxhinier i ndërtimtarisë kompensohen  me nga 250 euro shtesë në muaj. Obligohet departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi në mënyrë retroaktive nga 30.07.20108. Inxhinieret që janë punësuar pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi shtesat e i marrin prej datës së hyrjes në punë” thuhet në vendimin e siguruar nga “Front Online”.

    Por, pavarësisht publikimit të vendimit, sekretari i kësaj ministrie Betim Reçica, përmes një reagimi të lëshuar nga zyra për media e ministrisë kishte mohuar atë.

    Por, tash përves vendimit “Front Online” ka siguruar edhe pagesat që iu janë bërë personave në fjalë.

    Në faturën 10/2019 AB  të cilën e ka siguruar “Front Online”, e cila mban numër të protokollit 4763 të datës 21.10.2019 shihet se Ardian Begaj iu janë paguar 250 euro në emër të shtesave duke u bazuar në vendin numër 8778, i protokolluar më 14.08.2019 të sekretarit Reçica.

    Po ashtu, në këtë ditë sipas faturës numër  10/2019 AB me numër protokolli 4756 të datës 21.10.2019, Begajt iu janë paguar edhe 600 euro para shtesë si pjesë e Komisionit për Mbikëqyrje shtesë së projekteve.

    Po ashtu, sipas faturës me numër protokolli 4756, 800 euro në emër Komisionit për Mbikëqyrje shtesë së projekteve iu janë paguar edhe bashkëpunëtorit tjetër të Reçicës Hysen Merovci.

    Çka thotë vendimi të cilit i referohet Reçica

    Por, vendimi të ka marrë Reçica është në kundërshtim të plotë me vendimin të cilin ai i referohet. Në vendimin e Qeverisë së datës 31.07.2008, i nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, më saktësisht në pikën dy të tij thuhet se propozimet lidhur me shtesa në paga iniciohen nga zyrtari kryesor administrativ. Më tutje në pikën e 3 thuhet se Ministria e Shërbimeve Publike (MAP) në konsultim me Ministrinë e Ekonomisë e Financave (MEF) përgatisin listën.

    Më tutje në pikën 5 të këtij vendimi thuhet se Ministria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me MEF-in i rekomandojnë Qeverisë dhe pas miratimit nxirret shuma e shtesës.

    Më tutje në pikën e shtatë thuhet se Ministria e Administratës Publike nuk do të procedoj ekzekutimin asnjë vendim për shtesa të pagave nëse paraprakisht nuk është shqyrtuar sipas legjislacionit në fuqi.

    Reçica e mohon vendimin e vet

    Por, në anën tjetër pavarësisht se vendimin e ka marrë vet, sekretari i kësaj ministrie Betim Reçica mohon ta ketë marrë një vendim të tillë.

    “Sa i përket këtij vendimi me siguri është ndonjë lajthim, sepse një vendim i tillë nuk është realizuar dhe as qe do te realizohet. Prandaj informacionet e keni te gabuara sa i përket këtij vendimi. Kjo çështje mund verifikohet lehtësisht përmes sistemit te certifikimit ku behet çdo ekzekutim I mjeteve financiarë te MIT. Prandaj informata është tejet lajthitëse dhe e pasakte “thuhet në përgjigjen e Reçicës.

    Ai më tutje insiston së asnjë vlerë financiare nuk është realizuar për ketë çështje, dhe as që bëhet fjalë për ndonjë dëme. |

     

    “Të gjitha veprimet administrative karshi obligimeve te MIT janë dhe do te jene ne përputhje me Ligjet ne fuqi, përfshire Kushtetutën e Republikës se Kosove dhe Konventën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut.

    Prandaj veprimet administrative dhe pergjigjegjesite MIT do t’i realizoj çdo here ne përputhje me ligjet ne fuqi” ka thënë ai / Front Online /

    Reçica mundohet ta demantoj “dhuratën” mbi 50 mijë euroshe, nuk prezanton asnjë fakt

     

    Reçica fsheh vendimin për “dhuratën” mbi 50 mijë euroshe për dy inxhinierët e Ministrisë

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.