×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: E papranueshme deklarata e Dimal Bashës për gjyqtarët dhe prokurorët

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ku ky i fundit me tone të ashpra kritikoi disa gjyqtarë dhe prokurorë të vendit.

    Haxhiu  deklaratat e bashkëpartiakut të saj i cilësoi si të pavend dhe të padrejta.

    “Unë kam pasur komunikim edhe me deputetin Basha pas kësaj deklarate, i kam dhënë qëndrimet e mia se përse deklarata të tilla janë të papranueshme, ne mund ta kritikojmë sistemin e drejtësisë për mos veprim, sepse kur individët, qytetarët po dërgojnë lëndë në sistemin e drejtësisë dhe pastaj kur po marrin aktvendime për hedhje të kallëzimeve penale nga prokuroria, policia apo aktgjykime të tjera nga gjykata, mendoj që kjo pastaj po i bën ata që të reagojnë në mënyra të tilla të ndryshme”, tha Haxhiu në Klankosova.tv.

    Ministrja e Drejtësisë i ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos bëjnë të tilla reagime.

    “Unë mendoj se ka qenë një reagim i momentit i zotit Basha, pa dashur që ta arsyetoj një veprim të tillë, megjithatë unë i kam dhënë qëndrimet e mia që reagimet e tilla nuk janë të duhura dhe i ftoj deputetët e kuvendit që të mos i bëjnë të tillat”, është shprehur Haxhiu.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj. Ai, me anë të një postimi në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...
    Lajme06 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do ta zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo,...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka thënë se thirrja e Izraelit për civilët që të evakuohen nga qyteti jugor o gazës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.