×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheholli thotë se veshja e Radojçiqit si e Zelenskyt kishte mesazh kinse veriu është në prag lufte

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Drejtori i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur për paraqitjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, nga veriu i vendit ndonëse ai është i kërkuar nga policia.

    Për Shehollin, veshja e Radojçiqit korrespondon me atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që sipas tij, edhe me këtë ai dërgon një mesazh se veriu është në një prag lufte.

    Tutje, Sheholli tha se paraqitja e tij nga veriu paraqet sfidë të jashtëzakonshme për të gjitha organet e sigurisë në Kosovë, pasi siç dihet, Radojçiq është nën hetime dhe ka aktakuzë prej organeve të sigurisë së Kosovës.

    “Ky nuk është kërcënim vetëm ndaj serbëve që nuk janë të dëgjueshëm ndaj LS-së, por është kërcënim sepse ai në fjalimin e tij thotë se ‘i përshëndeti serbët e mi të veriut’ dhe pastaj thotë ‘po u drejtohem edhe atyre’, duke menduar jo vetëm në shqiptarë, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare sepse, siç e dimë të gjithë, ai është në listën e zezë amerikane”, është shprehur Sheholli në Klan Kosova.

    Më tej, sipas Shehollit, menjëherë pas publikimit të videos së Radojçiqit nga veriu i vendit, sot më shumë se 20 mijë serbë të Kosovës e kanë përshëndetur deklarimin e tij përmes rrjeteve sociale, ndonëse fjalimi i tij, siç thotë ai, ka konotacion të tensionimit të situatës.

    “Pra, në konceptin e asaj që ai është udhëheqës i serbëve të Kosovës, këtu dilemë s’ka sepse e ka fuqinë e jashtëzakonshme. Fjalimin e fillon ai ‘terrori i serbëve po fillon’. Natyrisht që kjo deklaratë e ka konotacionin e tensionimit të një situate në veri të vendit, sepse njeriu normal kur e sheh këtë e sheh si kërcënim në rrethanën e veriut”, është shprehur Sheholli.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në akademinë përkujtimore në përvjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri....
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur se kur kryeministri Albin Kurti deklaronte se në Kosovë do të ketë luftë, opozita dhe...
    Lajme02 Maj 2024
    Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha....
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.