×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kur do të vijnë në Kosovë grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Danimarka ka nënshkruar në prill të këtij viti një marrëveshje me Kosovën, me të cilën bien dakord që shteti skandinav t’i sjell rreth 300 të burgosur në qelitë e Kosovës.

    Ani pse janë bërë disa muaj, të burgosurit danezë nuk janë sjellë ende.

    E kjo nuk do të ndodhë deri në fillim të muajve të vitit 2023.

    “Ju informojmë se në bazë të planifikimeve fillestare, grupi i parë i të dënuarve mund të transferohen në muajt e parë të vitit 2023. Kjo sigurisht do të mund të ndikohet edhe nga procesi dhe koha që mund të marrë ratifikimi i Traktatit nga Parlamentet e të dyja vendeve”, thuhet në një përgjigje për Front Online nga Ministria e Drejtësisë.

    Transferi i tyre do të bëhet me aeroplan dhe procesi do të realizohet e mbikëqyret nga shteti danezë.

    “Të dënuarit do të transferohen përmes rrugëve ajrore nga Danimarka në Kosovë. Çështjet e aranzhimit të transportit të të dënuarve nga Danimarka në Aeroportin e Prishtinës janë nën përgjegjësinë e palës daneze”, thonë nga Ministria e Drejtësisë në përgjigjen për Front Online.

    Të dënuarit që do të vijnë nga shteti skandinav do të jenë nën përkujdesjen e stafit korrektues vendor dhe nga vet ky shtet.

    “Të dënuarit do të jenë nën përkujdesjen e stafit korrektues vendor i cili do të ketë bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin e institucionit korrektues (Burgut të Gjilanit)  i cili do të jetë nga Danimarka”, deklaruan nga Ministria e Drejtësisë.

    Se sa janë të gatshëm stafi vendor, nga MD thonë se janë duke i përgatitur që të arrijnë kapacitetin e mjaftueshëm.

    Dhe vetëm atëherë do të fillojë zbatimi i Marrëveshjes.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke planifikuar arritjen e kapaciteteve të stafit vendor për të menaxhuar ekzekutimin e dënimeve të të dënuarve dhe vetëm pas përgatitjeve të duhura – arritjes së kapaciteteve të plota, do të fillojë zbatimi i Marrëveshjes”, thonë për Front Online nga MD.

    Në këmbim të 210 milionë eurove, Kosova pranoi që t’i lëshojë qeli burgu me qira Danimarkës, për dhjetë vitet e ardhshme.

    Kërkesa e Danimarkës ishte edhe për shtetet e tjera, por Kosova ishte e para që iu përgjigj./Front Online/

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.