×
  • Lajme
  • Lajme

    Granti prej 237 milionë dollarë, drejtoresha e MCC-së: Kosova mos të humb kohë

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së, kanë mbajtur mbledhje, me ç’rast u fol për grantin e fundit prej 237 milionë dollarë.

    Nga ky financim, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

    Programi do të përfshijë tri projekte:

    1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet  170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh),

    2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe

    3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim

    Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, tha se nga ky grant, një pjesë mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

    “Ky program do të sjellë në Kosovë rezerva të energjisë. Sa i përket baterive do të jetë investimi i parë në rajon. Programi do të lehtësoj bashkëpunimin me sektorin privat për energji. Programin do të kursejë 15 milionë euro në vit. Në emër të qeverisë shpreh mirënjohje për ShBA për këtë përkrahje”, tha ajo.

    Drejtoresh e MCC, Sarah Olmstead, tha se javën e kaluar kanë pasur një eveniment të rëndësishëm me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

    “Jam e emocionuar që ky program po ndërtohet. Mendoj se nuk është surprizë që Kosova e ka shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe mundësojmë që të përfitojmë nga rritja e sektorët të energjisë. Të gjithë akterët kanë qenë entuziastë për këtë program. Kosova nuk duhet të humb kohë që të marrë programin. Duhet të punojmë së bashku në sektorin e politikës. Ne presim që ky program të nënshkruhet në korrik dhe të ratifikohet nga parlamenti juaj. Kam kënaqësinë të punojmë së bashku me qeverinë dhe të lansojmë këtë investim sa më shpejt që është e mundur”, tha ajo.

    “MCC është një agjencion qeveritar amerikan që punon për zhvillimin ekonomike dhe për rritjen e investimeve për vendet që janë në zhvillim e sipër në botë”, tha Olmstead./Front Online

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka përkujtuar Havë Shalën dhe Myrvete Dreshaj, duke i quajtur heroinat e pakënduara. Çitaku tutje...
    Lajme03 Maj 2024
    Krerët e shtetit në Kosovë po vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian gati një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.