×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ky është 51-vjeçari i arrestuar për tentim vrasjen në Gjakovë

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet për plagosjen e një personi mbrëmë në fshatin Dujakë të Gjakovës. Ai po dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një 42-vjeçari, duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, ndërkohë që burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur identitetin e të arrestuarit.

    Siç mëson Sinjali i arrestuari është Shpejtim Knushi. Ai dyshohet se ka plagosur viktimën M.J., pas një mosmarrëveshje që eskaloi në përdorimin e armës.

    Policia po ashtu njoftoi për Sinjalin se viktima tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Viktima dyshohet se pësuar plagë në gjoks dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.

    Lidhur me këtë rast, Policia ka konfiskuar armën me rastin e kontrollit policor te i dyshuari në momentin që është arrestuar.  

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Front Online

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë, raporton Ekonomia Online....
    Lajme07 Maj 2024
    Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës Në një përgjigje për KOHËN, shefi i...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjatë vikendit, Policia në Pejë ka sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për shoferët janë lëshuar fletëgjoba pёr kundёrvajtjet: mos...
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.