×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    834 kërkesa për marrjen e pasaportës shqiptare, prijnë kosovarët

    FrontOnline
    03 Korrik 2022

    Nga viti në vit kërkesat për marrjen e shtetësisë shqiptare po rriten. Të dhënat zyrtare tregojnë se krahasuar me periudhën para pandemisë, këtë vit aplikimet janë dyfishuar.

    “Ka një rritje të kërkesave për fitimin e shtetësisë shqiptare. Nga 2019 ku kemi pasur 485 kërkesa aplikime për përfitimin e shtetësisë shqiptare, në 2022 deri tani kemi 834 kërkesa. Pra kemi një dyfishim të numrit të kërkesave të shtetasve të huaj për fitimin e shtetësisë shqiptare”, deklaroi për TV Klan zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Andi Mahila.

    Shumica e kërkesave për pasaportë shqiptare vijnë nga Kosova, që pasohen nga aplikimet e shtetasve turq.

    “Numri më i madh i kërkesave vjen nga shtetasit e Republikës së Kosovës, edhe këtu ka arsye të shumta. Janë shtetasit turq me numër më të vegjël. Shtetas të shteteve të tjerë që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare janë ata që janë martuar me shtetas shqiptar, në numër të paktë janë shtetas të BE që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri”.

    Por cilat janë arsyet e rritjes së kërkesave për të marrë shtetësi shqiptare?

    “Ligji për shtetësinë i ka dhënë mundësinë përfitimit të shtetësisë shqiptare edhe me origjinë. Pra ata shtetas, prindërit e të cilëve kanë qenë me shtetësinë shqiptare, sot marrin me një procedurë më të thjeshtë shtetësinë shqiptare”.

    Që një shtetas i huaj të marrë shtetësinë shqiptare duhet të ketë qëndruar për 7 vite pa shkëputje në Shqipëri. Në rastin e martesës me një shtetas apo shtetase shqiptare duhet të qëndrojë tre vite në vendin për të pasur mundësinë të aplikojë për të marrë nënshtetësinë.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2024
    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët sot, tha se ngritja e komisionit të posaçëm antikorrupsion është manovër...
    Bota/Rajoni30 Maj 2024
    Pas ekstradimit nga Britania e Madhe, biznesmenit malazez Dushko Knezheviq i është caktuar masa e paraburgimit. Ai raportohet se ende nuk është...
    Bota/Rajoni30 Maj 2024
    Parlamenti i Spanjës i dha miratimin përfundimtar ligjit kundërthënës që amniston qindra separatistë katalonas, që ishin përfshirë në përpjekjen për shkëputje të...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati ka thënë se kjo parti nuk ka votë për planin urbanistik për lagjen “Kalabria”, për të cilin...
    Lajme30 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarit të 69-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i...
    Lajme30 Maj 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati e cila vjen nga radhët e PDK-së, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se në Badoc...
    Lajme30 Maj 2024
    Komisioni i Pavarur për Media ka shqyrtuar disa propozime lidhur me plotësim e nenit 22 të projektligjit për KPM-në. Në takim janë...
    Vip30 Maj 2024
    Duket se mungesa e Romeo Veshaj në after-party dhe në Post BBV lidhet me atë që të gjithë dyshuan “Hatërmbetje” Pasi mori...
    Lajme30 Maj 2024
    Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, janë shpallur komunat më transparente për vitin 2023 nga KDI, prej të cilave tri udhëhiqen nga PDK....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.