×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Endrit Baholli transferohet te Prishtina

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Pas shumë largimeve, Prishtina ka nisur t’i zyrtarizojë prurjet e reja në skuadër.

    Klubi kryeqytetas e ka prezantuar para pak minutash futbollistin prishtinas, Endrit Baholli, shkruan FrontOnline.

    22-vjeçari e ka kompletuar transferimin te Prishtina nga 2 Korriku.

    Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar për 2 Korrikun duke treguar potencial dhe formë të lartë dhe me ç’rast ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

    Njoftimi i plotë i Prishtinës:

    𝑴𝒊𝒓𝒆̈𝒔𝒆𝒗𝒋𝒆𝒏 𝑬𝒏𝒅𝒓𝒊𝒕 𝑩𝒂𝒉𝒐𝒍𝒍𝒊!
    FC Prishtina ka kënaqësinë që ta njoftojë opinionin se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me futbollistin e talentuar Endrit Baholli.
    22-vjeçari vjen si lojtar me shumë potencial nga skuadra tjetër e kryeqytetit, 2 Korriku.
    Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar për 2 Korrikun duke treguar potencial dhe formë të lartë dhe me ç’rast ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.
    Baholli pas nënshkrimit të kontratës me ekipin “bardhekaltër” ka folur për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, ku i ka zbuluar synimet që i ka me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.
    𝐍𝐝𝐣𝐞𝐧𝐣𝐚 𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐬 – Besoj se për secilin futbollist krenaria më e madhe është që të luaj për ekipin e vendlindjes. Prishtina ka qenë gjithmonë synim për mua dhe ky vit ishte vendimtar për transferimin tim në këtë klub. Prishtina e ka një histori të madhe, fanella “bardhekaltër” duhet përfaqësuar denjësisht andaj është privilegj për mua që të bart këtë fanellë me shumë peshë.
    𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐧 – Jam i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub shpresëdhënës. Me një trajner si Ismet Munishi dhe bashkëlojtarë të motivuar, synimet janë të larta. Padyshim që synoj të zë vend në përbërjen bazë, mirëpo për këtë qëllim kërkohet punë dhe korrektësi, e cila nuk do të mungojë nga ana ime.
    𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐏𝐥𝐢𝐬𝐚𝐭” – Tifozeria e bënë futbollin sport emocionues, i jep vlerë e kuptim secilës ndeshje,“Plisat” janë pjesë e secilës arritje të klubit dhe gjithmonë kanë respektin e secilit futbollist. Jam gati që ta jap më të mirën time në fushë në mënyrë që së bashku të kemi sa më shumë fitore e festa“./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Sport08 Maj 2024
    Pas gjysmëfinales së parë kthyese ndërmjet PSG-së dhe Borussia Dortmundit (0-1), sonte Liga e Kampionëve vjen me superpërballjen Real Madrid-Bayern Munich. ‘Los...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte do të mësohet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Në “Parc des Princes” do të zhvillohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare filloi në orën 07:00. Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se deri më...
    Lajme08 Maj 2024
    Ky dallim i madh në çmimin e naftës dhe derivateve të saj nga e njëjta kompani e ka aktivizuar edhe Autoritetin Kosovar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare, sipas dispozitës të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për këto...
    Ekonomi08 Maj 2024
    Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Maqedonia e Veriut sot në raundin e dytë zgjedh presidentin e vendit për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Pas raundit të parë të...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës gjatë kësaj të mërkure do të mbajë mbledhje. Zyra e kryeministrisë ka njoftuar se kjo mbledhje do të nisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.