×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Motoçiklisti tenton t’i ik policisë në Prishtinë, arrestohet pasi kishte substancë narkotike

    FrontOnline
    25 Qershor 2022

    Një person është arrestuar pasi derisa sa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:33 në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.

    Tutje në raport, bëhet e ditur se gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese te dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta.

    Po ashtu thuhet se edhe pse tenton të ikë në këmbë nga policia, ai arrestohet nga zyrtarët e saj.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë. Gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese te dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta tenton në këmbë për të ikur por arrestohet nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur: para të gatshme 425€, një telefon celular dhe  19 qese te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 34.1 gram.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Front Online

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe...
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ndërsa...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit. Rreth orës 22:45,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosova për të kërkuar mundësi dhe kushte më të mira pune në vende të tjera po krijon një...
    Kronika08 Shtator 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Grykën e Hulajve, Deçan, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Rreth orës 21:00,...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, me zyrtarët ukrainas që thanë se dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.