×
  • Auto
  • Auto

    Gjermania kundërshton ndalimin e makinave me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035

    FrontOnline
    22 Qershor 2022

    Qeveria gjermane nuk do të pajtohet me një plan të BE-së që do të ndalonte de facto shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035, tha të martën ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

    Për të reduktuar emetimet e gazeve serrë me 55 për qind deri në vitin 2030 nga nivelet e vitit 1990, Komisioni Evropian ka propozuar zvogëlimin e emetimeve të CO2 nga makinat e reja në zero deri në vitin 2034.

    Kjo de facto do të thotë ndalim i shitjes së makinave me motorë me djegie të brendshme.

    Eurodeputetët mbështetën propozimin e Brukselit këtë muaj dhe negociatat janë duke u zhvilluar me vendet e BE-së për një projekt-ligj përfundimtar.

    Ministri gjerman i Financave njoftoi të martën një pengesë për këtë plan.

    Do të ketë ende nevojë për motorët me djegie të brendshme, kështu që ndalimi është i gabuar, tha Lindner në një tubim të organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë.

    Qeveria nuk do të pajtohet me një ligj të tillë evropian, tha ministri gjerman i Financave, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë të jetë tregu lider për automjetet elektrike./FrontOnline/

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Auto06 Maj 2024
    Një video e publikuar së fundmi në YouTube nga kanali Carwow shfaq një garë midis Ferrari Purosangue dhe një Lamborghini Urus. Motori...
    Auto06 Maj 2024
    Një Dodge Power Wagon Restmod i vitit 1953 po shitet në ankandin Mecum për 450 mijë dollarë. Bëhet e ditur se ai...
    Auto05 Maj 2024
    Me Asistentin e Ri Automated Shift (ASA), BMW Motorrad prezanton një zgjidhje teknike inovative që e bën ngasjen e një motoçiklete më...
    Të tjera
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.