×
  • Sport
  • Sport

    Pse liberalizimi i vizave është një mundësi e artë për futbollistët në Kosovë?

    FrontOnline
    21 Qershor 2022

    Ditëve të fundit, në Kosovë, kryetemë në opinion ka qenë liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë vuajtur shumë për lëvizjen e lirë në shtetet evropiane.

    Vështirësive për lëvizjen e lirë në zonën e Schengenit për qytetarët e Kosovës duket se po iu vjen fundit, raporton FrontOnline.

    Së fundmi është bërë e ditur se gjasat reale janë që deri në fund të vitit, Republika e Kosovës të fitojë liberalizmin e vizave.

    E një gjë e tillë po shihet e dobishme edhe për futbollistët që aktivizohen në Kosovë, sidomos për talentët që synojnë daljen në Evropë.

    Në vitet e fundit, shumë futbollistë kosovarë kanë vuajtur për daljen në Evropë, qoftë edhe për t’u testuar, ndërsa liberalizmi do t’ua largonte problemet në fjalë.

    Njohësit e futbollit në vend, Genc Sermaxhaj dhe Erdin Hashani thonë se një gjë e tillë do të ishte tejet e mirëseardhur.

    Sermaxhaj: Liberalizimi i vizave, mundësi e mirë edhe për lojtarët e rinjë

    Ish-futbollisti i njohur dhe tani trajner, Genc Sermaxhaj e ka parë dobiprurëse largimin e procedurës së pajisjes me viza për shtetasit e Kosovës.

    Ai thotë se një gjë e tillë ua mundëson futbollistëve të rinjë daljen jashtë vendit.

    Genc Sermaxhaj: Nuk ka me mundësi të rifilloj kampionati | inFokus

    “Deri më tani futbollistët e rinjë e të talentuar në Kosovë, kanë pasur vështirësi të mëdha për të dalë jashtë vendit për t’u testuar në klube të ndryshme në Evropë, qoftë me ftesë të klubeve ose në mënyra vetanake. Shumë nga ta, nga pamundësia për të qarkulluar lirshëm dhe për t’u testuar jashtë vendit, talentin e tyre e kanë vazhduar në klubet tona, ndërsa disa e kanë shuar endrrën e tyre për të luajtur futboll”, ka thënë Sermaxhaj.

    Dalja e futbollistëve kosovarë në Evropë, sipas Sermaxhajt, do t’i shërbente mirë edhe Përfaqësueses së Kosovës.

    “Pasi po flitet këto ditë për mundësi të heqjes së vizave për ne, mbase në të ardhmen mund të kemi më shumë lojtarë që luajnë në Evropë e poashtu një mundësi më e mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës”, deklaroi të martën për FrontOnline Genc Sermaxhaj.

    “Shpresoj të ndodhë sa më shpejt, jemi i vetmi vend i mbyllur”

    Çështjen e liberalizimit të mundshëm të vizave për Kosovën e ka komentuar edhe ish-futbollisti i njohur, Erdin Hashani.

    Hashani që me sukses po e drejton Vjosën e Shtimes, ka deklaruar se liberalizimi i vizave nënkupton lehtësira për talentët e shumtë të futbollit kosovar.

    “Është një gjë shumë e mirë, lehtësim për çdo futbollist e sidomos për talentët që kemi shumë pasi ka shumë e shumë talenta që nuk kanë mundur të shkojnë dhe të provohen diku në ndonjë klub evropian shkaku i vizave apo termineve”, ka deklaruar fillimisht Hashani për FrontOnline duke vazhduar:

    “Tash nëse hiqen vizat, më nuk do ta kenë atë problem që të presin në ambasada, por vetëm e rezervojnë biletën e aeroplanit dhe mund të shkojnë kudo që ju kërkohet dhe në çfardo date. Shpresoj se kjo të ndodhë sa më parë e mos të jetë sikur që sa vite jemi duke pritur pasi jemi vendi i vetëm që jemi të mbyllur”.

    Sipas tij, të rinjë duhet ta shfrytëzojnë potencialin e tyre, pasi “rrugën e suksesit” e kanë të hapur.

    “Më herët, ne nuk i kemi pasur këto mundësi apo kushtet që i kanë të rinjtë tanë, duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum aftësitë e tyre pasi rrugët i kanë dhe mundësitë për të arritur suksese të mëdha dhe për t’i realizuar ëndrrat e tyre. Vetëm se duhet punë, durim, disiplinë dhe sakrificë”, përfundoi të martën për FrontOnline Erdin Hashani./FrontOnline/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Sport11 Shtator 2024
    Pas disfatës me Gjeorgjinë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj tha se skuadra bëri një lojë të mirë, por miqtë i shfrytëzuan...
    Sport11 Shtator 2024
    Lindon Berisha është njëri prej portierëve kosovarë që pritet të ketë të ardhme të ndritshme. 17 vjeçari i ka shfaqur aftësitë e...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sulmi mbi Kullat Binjake në New York, ishte sulm mbi vlerat...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ish-kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për Kosovën, atë të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 shtetasve afganë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.