Një mosmarrëveshje për ekskursione ka dërguar në një rast të sulmit fizik në Lipjan.
Raporti 24 orësh i policisë së Kosovës thotë se personi i arrestuar për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me disa ekskursione e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
“Lipjan 18.06.2022 – 04:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me disa ekskursione e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.